Shpërthime në dy baza ajrore ushtarake në Rusi, raportohet për viktima

100
Sigal

Disa shpërthime janë shënuar sot në dy baza ajrore në Rusi, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.

Sipas BBC, një çisternë nafte shpërtheu në një bazë ajrore pranë qytetit të Ryazan, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 6 të tjerë.

Ndërsa shpërthimi tjetër u regjistrua në nëj bazë ajrore në rajonin Saratov, ku raportohet për dy viktima.

Deri më tani, mediat nuk kanë dhënë informacione mbi shkaqet e shpërthimit. Guvernatori i rajonit të Saratov thotë se dyshohet për një problem gjatë instalimit të pajisjeve ushtarake, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në këtë bazë ajrore mbahen gjithashtu edhe raketat me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë ruse.

Këto shpërthime do shtojnë spekulimet se pas tyre qëndron Ukraina, pavarësisht se dy bazat ajrore janë qindra kilometra larg vendit të pushtuar nga Rusia.