Dr. Zekri Palushi: “Kjo është skandaloze….”Ishte përgjigjia e parlamentarit Europian, Rob Ross ndaj pohimit të përfaqësueses së Pfizerit!

242
Sigal

Dr. Zekri Palushi, Australi

“Parlamentari Rosse detyroi përfaqësuesen e ekzekutivit të Pfizer, të pohonte se ata nuk e kishin provuar më parë, nëse këto vaksina, mund të ndalonin shpërndarjen e infeksionit. I çuditur nga ky pohim, parlamentari Ross, i përgjigjet: ‘’Kjo është skandaloze. Miliona njerëz në të gjithë botën, u detyruan të vaksinoheshin të bazuar në mitin e krijuar se ‘’ju e bëni këtë për të tjerët’’. Kjo tashmë dukshëm paska qenë një gënjeshtër, që duhet ekspozuar’’

 

Lista e efekteve anësore

-inflamacion i muskulit të zemrës veçanërisht te të rinjtë

vaksinat mRNA, rrisin 3.5- 7 herë riskun për të pasur paralizë e faqes

– dobësim të senseve (shikimit, dëgjimit, shijes, nuhatjes, prekjes), dhe rënie të shëndetit mendor

Ndoshta edhe ju mund ta keni ndjekur në lajmet e kohëve të fundit, parlamentarin Europian, Rob Ross, që me pyetjen e tij, nëse vaksinat ishin provuar më parë se t’ju bëheshin njerëzve, e detyroi përfaqësuesen e ekzekutivit të Pfizer, të pohonte se ata, nuk e kishin provuar më parë, nëse këto vaksina, mund të ndalonin shpërndarjen e infeksionit covidian, sidoqoftë, këto ‘vaksina’, që në fillim, u reklamuan si ’’të sigurta, dhe efektive’’!

I çuditur nga ky pohim, parlamentari Ross, i përgjigjet: ‘’Kjo është skandaloze. Miliona njerëz në të gjithë botën, u detyruan të vaksinoheshin të bazuar në mitin e krijuar se, ‘’ju e bëni këtë, për të tjerët’’. Kjo tashmë dukshëm paska qenë një gënjeshtër, që duhet ekspozuar’’.

Prandaj, unë në këtë shkrim po mundohem të informoj bashkatdhetarët e mij, duke ekspozuar sado pak, këto skandale, të lidhura me të ashtuquajturat vaksina mRNA.

“Në Australi ka raportime, dhe studime nga doktorët se numri i dështimeve, pas vaksinimit, është shtuar deri në 75%. Potencionalisht mund të jemi duke sterilizuar një gjeneratë të tërë.Pas vaksinimit 42% e femrave kanë raportuar të kenë cikle të çrregullta”

Në se ju kujtohet, Pfizer, Moderna, si dhe të tjerët, deklaruan se vaksinat e tyre ishin shumë efektive: ata bile dhanë edhe shifrën, rreth 95%. Si rezultat publiku në përgjithësi, menjëherë  e pranoi këtë si të vërtetë, dhe i besoi teknollogjisë mRNA, duke menduar se do të punonte mirë, dhe do të shpëtonte jetë njerëzish.
Kaq ju desh qeverive që të blinin këto ‘’vaksina’’, e njëherësh ata nxituan që ta përjashtonin BigPharmën nga përgjegjësitë ligjore (GRANTED INDEMNITY).

Kështu përfitimet e kompanive farmaceutike qenë masive, vetëm Pfizer, deri tani ka përfituar 100 miljard dollarë!

Ndërkohë, duhet të themi se publiku ishte ‘’keqkuptuar’’! Ai mendonte se shifra 95%, do të thoshte se në 100 njerëz të vaksinuar, 95 prej tyre, do t’ishin plotësisht të mbrojtur nga infeksioni.
Por realiteti s’ishte kështu: gjatë eksperimentimit të vaksinave, matja e reduktimit të rriskut absolut të infeksionit ishte 0.86%. Kjo do të thotë se, në 119 njerëz, një prej tyre mund t’i shmangej infeksionit, pra një ‘’keqkuptim’’, që i përshtatej Pfizer, e që edhe sot e fsheh këtë informacion.

Lista e efekteve anësore, (të detajuara nga vetë Pfizer, në dokumentat e dhëna nën detyrim legal) janë të shumta.

Myokarditiet, veçanërisht në të rinjtë, është një faktor që ka tërhequr vëmendjen e shumicës.
TGA Australiane ka pranuar se që prej 22 gushtit 2022, ka marrë 235 raporte për myocardite, (inflamacion i muskulit të zemrës), dhe/ose perikardite (inflamacion i membranës, që mbulon zemrën).

Një studim tajlandez gjeti se në 301 studentë me moshë mesatare 13-18 vjeçare, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, 7 prej tyre u diagnostikuan me inflamacion të zemrës, 54 prej tyre patën ndryshime jonormale në EKG, 29% e tyre patën palpitacione të zemrës, dhimbje gjoksi, dhe vështirësi në frymëmarrje!

Një efekt tjetër anësor, është edhe Bell’s Palsy, ku një pjesë, apo e gjithë faqja paralizohet. Kjo gjendje mund të shoqërohet me spazma faciale, humbje të shijes, dhe Tinnitus (zhurmë në veshë).
Në lidhje me këtë komplikacion, revista mjekësore ‘Lancet’, në një artikull të saj thotë se vaksinat mRNA, rrisin 3.5 – 7 herë rriskun për të pasur Bell’s Palsy.
Të njejtën gjë e gjejmë edhe në publikimin e revistës mjekësore BMJ (British Medical Journal), ku thuhet se ‘’Bell’s Palsy, lidhet me vaksinat PfizerBioTech’’.

“Dosje të deklasifikuara tregojnë se Departamenti i Mbrojtjes së SHBA, ka qenë aktivisht duke punuar për të krijuar viruse të modifikuara, që fusin DNA brenda disa neuroneve specifike për t’i bërë ata të prodhojnë proteina specifike! Prapa gjithë kësaj, opinioni i shumë specialisve mjekësor është se ‘vaksinat’ mRNA COVID19, mund të prodhojnë reaksione autoimune brenda trupit, që mund të çojnë në një numër të madh komplikacionesh, madje  edhe vdekje.”

Gjithashtu, shumë vende të botës, janë duke raportuar një rënje të papritur në përqindjen e lindjeve të gjalla. Këtu përfshihet Gjermania, Anglia, Taivani, Hungaria, dhe Suedia.
Në këto vende, (që kanë dhe përqindjen më të lartë të vaksinimit), fertiliteti ka rënë me një mesatare prej 15.2%.

Një analizë tjetër, e publikuar kohët e fundit në revistën ‘Science Advances’- thuhet se 42% e femrave që më parë s’kishin patur probleme menstruale, tani pas vaksinimit, ata kanë raportuar të kenë cikle të çrregullta, shoqëruar me hemoragji të shumtë. Po kështu, janë shtuar dështimet, dhe lindjet me fëmijë të vdekur (stilbirths).

Në muajn nëntor, 2021, brenda 24 orëve, (në Lions Gate Hospital të Vankuvër, Kanada), kanë lindur 13 fëmijë të vdekur, nga nëna të vaksinuara.

Në Australi ka raportime, dhe studime nga doktorët se numri i dështimeve, pas vaksinimit, është shtuar deri në 75%.

Në lidhje me këtë problem, vlen të kujtohet Janci Chunn Lindsay, (PhD., drejtoreshë e toksikologjisë, dhe biologjisë molekulare), ajo, që në vitin 2021 ka theksuar evidencën që vaksinat kundra Covid, mund të hynë në veprim me syncytin dhe genet riprodhuese të spermës, vezoreve dhe placentës, e kështu mund të dëmtojnë rrezultatet reproductive. Ajo vazhdon:
‘’Ne, potencionalisht mund të jemi duke sterilizuar një gjeneratë të tërë’’.

Një aspekt tjetër i mRNA, është edhe geneediting (aftësia për të bërë ndryshime specifike në sekuencën e DNA së një qelize, apo organizmi), pasojat e sëcilës mund të shihen më shumë në të ardhmen, ku sipas specialistëve, (sigurisht të CENSORIZUAR), do të rritet numëri i kancereve).

Ndërsa një studim me titull ‘’The potential neurological effect of COVID19’’, gjeti se këto vaksina mund të shkaktonin ç’rregullime neurologjike, si psh.: sëmundje demyelinizuese, ku kemi dëmtim të veshjes së fijeve nervore, që shoqërohen me një dobësim të senseve (shikimit, dëgjimit, shijes, nuhatjes, prekjes), dhe rënie të shëndetit mental. Me fjalë të tjera, kjo mund të krijojë një individ shumë të dobët, të dëgjueshëm, të urdhërueshëm, e lehtësisht të manipulueshëm.

Më që jemi tek manipulueshmëria, ja vlen t’ju kujtoj se në 2016, kërkuesit shkencorë, nga DNA (që është themeli fizik i jetës), zhvilluan nanobots (rroboto me një madhësi 50100 nanomicron), me një funksion shumë specifik. Ata mund të lidhen me një ilaç dhe të injektohen tek njeriu. Pra në këtë rast, nanobots mund të komandohen nga dikush, për ta injektuar ilaçin aty ku ata duan vetë. Me fjalë të tjera, alterimi i DNA, apo alterimi i mënyrës se si punon DNA, (pikërisht atë ç’farë po bëjnë vaksinat mRNA, që përdorin nanoteknollogjinë), është aq e rrezikshme, sa po fut të gjithë strukturën e jetës njerëzore në një qorrsokak.

Dosje të deklasifikuara tregojnë se Departamenti i Mbrojtjes së SHBA, ka qenë aktivisht duke punuar për të krijuar viruse të modifikuara, që fusin DNA brenda disa neuroneve specifike për t’i bërë ata të prodhojnë proteina specifike! Prapa gjithë kësaj, opinioni i shumë specialisve mjekësor është se ‘vaksinat’ mRNA COVID19, mund të prodhojnë reaksione autoimune brenda trupit, që mund të çojnë në një numër të madh komplikacionesh, bile edhe vdekje.

Po ç’farë mund të presim kur edhe Moderna, publikisht e ka krahasuar administrimin e vaksinës së saj me instalimin e një sistemi operues (‘’installing an operating system’’), me nënkuptim, kontrollimin e sistemit të njeriut, nëpërmjet urdhërave dhe sinjaleve të jashtme.

Pra, s’kemi pse të çuditemi që po përballohemi me kaq shumë efekte të padëshirueshme, nga këto ‘vaksina’, e njëherësh, nuk  duhet t’i marrim si teori konspirative, të paktën, ato gjëra që vetë ata na i tregojnë.

Praktika e përditshme po tregon se imuniteti i të vaksinuarve po bie me shpejtësi, dhe se ata janë të destinuar të sëmuren vazhdimisht. Po kështu, siç shihet, vaksinat kanë influencuar në rritjen e mortalitetit të çdo origjine, në të vaksinuarit, (por jo në ata, që nuk janë vaksinuar).

Me forcën e ligjit, Pfizer është detyruar të tregojë se vetëm tre muaj pas daljes dhe marrjes së vaksinave nga njerëzit janë raportuar 42.086 raste serioze, përfshirë edhe MULTIPLE SCLEROZËN, ç’rregullimet kromozomale, dështimet cardiopulmonare, encefalopati epileptike infantile, artrit reumatoid, autoimunitet testikular, paralizë të nervit vagus, etj.

Dr Robert Clancy,  profesor australian në pathologji, në universitetin mjekësor të Nevcastle, anëtar i Akademis së Shkencave, javën që shkoi, shkrojti në Quandrant online: ‘’Është nënvlerësuar shumë Fuqia e Industrisë Farmaceutike, dhe influenca e saj depërtuese, në të gjitha nivelet vendimmarrëse politike dhe mjekësore, për t’i dhënë formë pandemisë, nisur thjeshtë nga interesat imperative komerciale, deri në atë nivel, sa ka shtypur debatin shkencore’’.

Ai tregon se si i ishte drejtuar Kolegjit të Pathologjistëve, (si themelues, dhe ishkryetar i këtij kolegji) me një propozim ku kërkonte që të bëhej një studim nacional, për të parë nëse vaksinat e covidit janë përgjegjëse për rritjen e madhe të mortalitetit, si në Australi, dhe vende të tjera të botës, por, sigurisht që kërkesa e tij u refuzua.

Ish-editori i BMJ (British Medical Journal), Richard Smith, ka shkruar një artikull, ku vetë titulli flet shumë: Është koha që t’na e marrë mendja se kërkimet shëndetësore duhet t’i konsiderojmë mashtrime, deri atëherë sa të provohet ndryshe.

Një shprehje, që e ndëgjojmë shpesh gjatë 18 muajve të fundit është: ‘’vdiq papritur’’.
Në lidhje me këtë, ju rekomandoj të shihni filmin ‘Died Suddenly’, ku dokumentohen valë të mëdha vdekjesh, pikërisht në ato vende, ku përqindja e vaksinimeve ka qenë shumë e lartë.

“Vini re se në etiketën e kiteve diagnostikuese antigjenike, kanë filluar që të fusin së bashku,  ‘’COVID19/Influenza A & B’’! Po si ka mundësi që i njëjti test, diagnostikon edhe Covidin, edhe gripin (Influenzën), dhe nëse kjo është e mundshme, atëherë kush vendos se cili prej të sëmurëve ka Covid, dhe cili ka grip! Krejt qesharake!”

Sipas Zyrës Nacionale të Statistikave të Anglisë, me një gjuhë pak si të komplikuar thuhet se: nga 1 janari 21, deri me 31 maj 2022, kanë vdekur 14,103 vete nga Covidi brenda 60 ditëve pas vaksinimit, ndërsa 166,556 vetë të vaksinuar kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme brenda 60 ditëve pas vaksinimit.

Me fjalë të tjera, kjo, thjesht do të thotë se: Nga janari 2021, deri në maj 2022, në Angli kanë vdekur 180.659 njerëz, brenda 60 ditëve nga marrja e këtyre vaksinave.

Më duhet të them se  vaksinimi me Covid mRNA po tregon se është një manipulim i marketit shëndetësor, në shkallë globale. Shëndeti i miliona njerëzëve është dëmtuar, ose vënë në rrezik, thjesht nga një skemë mashtruese, dhe ne hala nuk dimë mirë shtrirjen finale të përfundimeve.

Një gjë duhet ta dinë mirë të gjithë se: Monedhat autentike të jetës janë ‘’e vërteta, dhe stabiliteti gjenetik’’. Ne, duhet që të dyja t’i rikapim, e t’i mbrojmë, ndoshta tani, sa s’jemi tepër vonë.

Edhe një detaj, që ndoshta do ta vlerësoni. Vini re se në etiketën e kiteve diagnostikuese antigjenike, kanë filluar që të fusin së bashku,  ‘’COVID19/Influenza A & B’’! Po si ka mundësi që tash i njëjti test, diagnostikon edhe Covidin, edhe gripin (Influenzën), dhe nëse kjo është e mundshme, atëherë kush vendos se cili prej të sëmurëve ka Covid, dhe cili ka grip! Krejt qesharake!

Po e mbyll me një deklaratë të ish-kandidatit presidencial të Francës, Jean Lassalle, ‘’Macron, dhe shumica e Antarëve të Parlamentit janë të pavaksinuar’’, ndërkohë, si rezultat i marrjes së vaksinave, Jean Lassalles, ju desh t’i nënshtohej katër operacioneve në zemër, që t’i shpëtohej jeta.