Katar 2022/ “Tre Luanët” triumfojnë ndaj Senegalit, në çerekfinale i pret Franca

144
Sigal

Anglia ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Botërorit të Katarit.

“Tre Luanët” mundën 3-0 Senegalin, në ndeshjen e luajtur nëAl Bayt Stadium (Al Khor).

Në pjesën e parë, ekipi i Southgate ishte mjaft pragmatist, ku me dy goditje në portë shënoi dy gola.

Goli i Henderson (38′) ishte i çlirimit, ndërsa rrjeta e Kejn (45+3′) ishte e para për këtë në këtë kompeticion madhor.

Në pjesën e dytë administrimi i rezultatit ishe detyra e vetme e tyre, emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Bukayo Saka në të 57-tën.


Në fazën çerekfinale, Anglia do të sfidojë Francën, takim ky që do të luhet më 10 dhjetor.