Dr. Zekri Palushi: “Gishtat e ngritur’’ të Belind Këlliçit

291
Sigal

Dr. Zekri Palushi, ish-këshilltar i Kryeministrit Aleksandër Meksi

 

Janë një gjuhë simbolike, sa e lashtë, aq edhe moderne, me të cilën shprehet më së miri, pakënaqësia, kundërshtitë, rezistenca e hapur, rebelimi, konfrontimet, refuzimi, mosbindshmëra. Protesta është një gjuhë, që kërkon guxim, vendosmëri, dhe predispozicion të plotë, për të sfiduar dhe luftuar, (në rastin tonë), kundër korrupsionit të “Rilindasve komunist’’ dhe s’ka aspak lidhje me ndonjë banalitet aludues.


Vetëm të lexosh komentet e publikuara, rreth këtyre ‘’gishtave’’ nga media është e mjaftueshme të kuptosh nivelin e ulët të mendimit dhe strukturimit, tendiozitetin dhe injorancën e qëllimshme, që publikuesit, dhe këta njerëz, demonstrojnë në vetëposhtërim, vetëm e vetëm, se si, “spontanisht’’t’i vijnë në ndihmë, mbrojtje e shërbim këtij pushteti, tipik mafioz, nga më të korruptuarit në botë.

Fatkeqësisht, kjo nuk është një gjë e re, prandaj, shumkush çuditet me faktin se si ne, populli shqiptar, jo vetëm që harruam vuajtjet tona 50 vjeçare, por me një shpejtësi të rrufeshme i mbyllëm ato, në kutinë e harresës!

A nuk ju duket kryekëput paradoksale që:ndërsa vazhdon instinkti primitiv i gjakmarrjes individuale/familjare, vrasësit e mbi 6.000 shqiptarëve, (që ju kursyen edhe varret), jo vetëm që s’kërkojnë falje, po rna detyrojnë të votojmë me çdo kusht për to!

Të dashur bashkatdhetarë! A mendoni se dashnia, apo dashamirësia jonë si fenomen (i kushtëzuar, apo jo), ndaj komunistëve, mund të justifikohet? Kurrsesi jo! Megjithatë, unë si mjek, për të qëndruar larg ofendimeve, do ta përshkruaja si një sëmundje të pashërueshme, autoimune, ku sistemi ynë imunitar, godet qelizat e shëndosha të trupit tonë, duke na çuar drejt një vdekje të parakohshme dhe vërtetë të dhimbëshme.

Atëherë, le të kthehemi përsëri tek këta “komentator’’,(dhe jo pak, edhe të tjerë), që dalin çdo ditë në mediat shqiptare duke komentuar gishtat e Belind Këlliçit, apo luftuar nonstop, Sali Berishën, ndërkohë që do të ishte një detyrë patriotike, e ndershme, dhe me një interes të veçantë jetik, që të bashkoheshin me çdo shqiptar të ndershëm, politik, e jopolitik, fetar, e jofetar, të ndërgjegjshëm se sot për sot, rreziku më i madh dhe tepër kërcënues, për lirinë, demokracinë, pluralizmin dhe ekzistencën tonë kombëtare, konsiderohet QeveriaRama, me aleatët e saj Sorosjanomafioz.

Pra, këtu duhet të ishte vëmendja dhe bashkëpunimi, dhe jo tek posteri i Belind Këlliçit, që për hir të së vërtetës, më duhet të them se është nga posterat më të goditura, është nga posterat më domethënëse, dhe aspak fyese, apo ofenduese, për popullin, apo njerëzit e thjeshtë.

“Nëse ju kujtohet, në vitin 1994, George W. Bush, ishte në garë për Governator të Texasit, me Ann Richards, ku zgjedhjet i fitoi Bush. Gjesti i parë që bëri Bush, ishte ngritja e gishtit të mesëm, që ai e quajti ‘’onefinger victory salute’’.

Sigurisht që ngritja e gishtit të mesëm, mund të jetë ‘’ofenduese’’ për ata që zgjedhin vetë të ofendohen, por s’besoj se populli ynë, i shumëvuajtur, me hallet e përditshme kaplluese i ka dalë kohë, për t’u sensitivizuar aq shumë, sa të preket, aq lehtë në ndjenja!

Po kështu, mund të jetë disi “ofenduese’’edhe për ata që s’kanë njohuri rreth kësaj ‘’gjuhe’’, që në rrealitet, siç thamë edhe në fillim, është një ‘’gjuhë’’ që ka ekzistuar me shekuj, bile edhe në kulturën tonë, shprehja, ‘’Në djallë shkofshi’’, është ekujvalente me kuptimin e këtij simboli.

Sidoqoftë, për të qetësuar sadopak, të ‘’pikëlluarit’’ nga kjo gjuhë gjestikulare, po ju jap disa të dhëna historike.

Ndoshta dikush ka dijeni për antropologun Amerikan, Frank Hamilton Cushing, i cili, në vitin 1892 publikoi (‘’Manual Concepts: A study of the influence of handusage on culture growth’’).

Ndër të tjera, aty ju do të gjeni edhe këtë thënje: gjestet me dorë, janë ata çfarë i bëjnë njerëzit të dallohen si një rracë.(‘’hand gestures are what make humans distinct as a race’’).
Ndërkohë, shekuj më parë, Aristoteli kishte thënë se: gjuha është përkufizuesi karakteristik i njerëzimit,(‘’language was humanity’s defining characteristic’’), por në thënjet e Cushing gjejmë të kundërtën: mënyra se si ne përdorim duart tona, janë edhe më të rëndësishme se sa çfarë ne flasim me gojë,(‘’the way we use our hands is even more significant than what comes out of our mouths’’).

Siç duket, simboli i‘’ngritjes së gishtit të mesëm’’, jo që s’qënka aspak ofendues, por na qënka edhe mjaft i zakonshëm dhe popullor, sidomos në Amerikë.
Me këtë symbol, amerikanët shprehin pakënaqësitë, bile jo rrallë, shprehin edhe zemërimin, që mund të jetë violent, dhe i pakontrolluar, në situata të veçanta, kundra qeverisë, apo institucioneve të tjera, të fuqishme.

Në fakt, “ngritja e gishtave të mesit’’,shihet si pjesë INTEGRALE/fondamentale në protestat bashkëkohore, që ndodhin në Amerikë.
Nëse ju kujtohet, në vitin 1994, George W. Bush, ishte në garë për Governator të Texasit, me Ann Richards, ku zgjedhjet i fitoi Bush. Gjesti i parë që bëri Bush, ishte ngritja e gishtit të mesëm, që ai e quajti ‘’onefinger victory salute’’.

Kush ka vizituar Pragën, patjetër që do t’ia ketë kapur syri, skulpturën e David Cernyt, ku në një platformë, në lumin Voltava, tamam para pallatit presidencial, ka vendosur një dorë, ngjyrë violetë, me gishtin e mesëm të ngritur përpjetë, si një mesazh për Milos Zeman, që u zgjodh president i Çekisë në vitin 2013. Në lidhje me këtë skulpturë, David Cernyi tha The New York Times se: ’’Ky gisht i drejtohet kështjellës së politikës. Pas 23 vitesh, jam i tmerruar, që komunistët mund të rikthehen në fuqi, dhe Zoti Zeman, po i ndihmon, për arritjen e këtij qëllimi’’!

Një tjetër gisht mesi të ngritur, e gjejmë edhe në një fotografi të artistitkinez, Ai Weiwei, i cili, për gishtin e tij të ngritur, përdor si sfond, sheshin Tiananemen. Kjo fotografi, ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Modern, dhe simbolizon protestimin e thellë dhe neveritjen e tij, ndaj qeverisë, dhe udhëheqësve komunist Kinez.

Skulptura me “gishtin e mesëm përpjetë’’ ka edhe në Milan, (Itali), në Wall Street, Manhattan (New York), etj., por s’besoj se ja vlen, që të humbim më tepër kohë, apo të shqetësohemi për këtë symbol universal, aq më tepër kur Shqipëria, ndodhet në një hall të madh, dhe kryeministri i vendit, si një pronar i plotfuqishëm, me buxhetin e shtetit, kërcënon popullin, duke e paralajmëruar për një tip të ri, Lufte Klasash!

Në sinkronizim të plotë me thirrjet kërcënuese harbutçare, të Edi Ramës, (ku nga Këlcyra, lëshon haberin pakuptim: ‘’…, po votuat dyshen BerishaMeta do rrotulloni në varr gjyshërit që e pësuan politikisht’’). Është edhe grupi, (po aq i rrezikshëm sa Rama), i Basha-Alibej-Bejkos, me thirrjen e tyre: “… duhet ta shpëtojmë Tiranën nga duart e Ramës, Metës dhe Berishës’’!

Këto thirrje duhet të shqetësojë thellësisht, të gjithë shqiptarët, kudo që janë! Ata paralajmërojnë një sistem të plotë diktatorial, dhe s’mund të ndodhin kurrë, në asnjë prej vendeve të botës demokratike.

Për ta ilustruar këtë paragraf, po ju tregoj se, jo gjithmonë, madje në shumicën e rasteve, Qeveria Federale e Australisë, nuk është në të njejtin krah politik me qeveritë lokale, por Kryeministri kurrë s’guxon që të japë ndonjë shenjë, apo ndikim se: nëse populli lokal, do të votojë për përfaqësuesit e krahut të tij politik, do të ketë favore më të mëdha. Ky do t’u konsideronte si një krim i lartë politik, dhe do të ndëshkohej, jo vetëm me votat e popullit, por edhe me forcën e ligjit.

Bashkatdhetarë të nderuar! Ju tashmë duhet ta keni kuptuar mjaft mirë, se këto grupime, po luajnë një lojë të kordinuar, dhe tepër helmuese, si për jetën tuaj, ashtu edhe për ekzistencën tonë kombëtare.

“Nëse populli lokal, do të votojë për përfaqësuesit e krahut të tij politik, do të ketë favore më të mëdha. Ky do t’u konsideronte si një krim i lartë politik, dhe do të ndëshkohej, jo vetëm me votat e popullit, por edhe me forcën e ligjit.”

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq kurrë të parë më parë!

Makiavellianizmin e Edi Ramës, (në krye të këtyre grupeve, me ideator, sponsor, dhe kordinator, megakriminelin e njerëzimit botëror, George Soros), do t’ia kishe lakmi edhe diktatori më ç’njerëzor në historinë tonë kombëtare, Enver Hoxha. Ai të paktën mishin ta hante, por kockat, dhe kufinjtë t’i ruante.

Në mbyllje: duke ju premtuar motërzimin e Tiranës, me Gold Kostin (Gold Coast) e Australisë, dhe përfitimet që do t’i vinë Tiranës, nga ky motërzim, me një përulje, dhe respekt të veçantë ju kujtoj se, e vetmja alternativë që ju ka mbetur, është bashkimi i të gjithëve, si vëllezër e motra të një gjaku, për të votuar kundra kësaj farse përbindëshish të pangopur, që po përpiqen të shkatërrojë njëherëepërgjithmonë, atë ç’farë pat mbetur pa u shkatërruar nga paraardhësit e tyre komunist.

Bëhuni të guximshëm, dhe më 14 Maj, me votën tuaj, për kandidatët e koalicionit ‘’ Bashkë Fitojmë’’, bashkojuni Belind Këlliçit, për t’i treguar kësaj farse antikombëtare, ngritjen përpjetë të gishtave të mesëm.