Dr.Vili Minarolli
Ish – Kryetar i PD per Tiranen, Antar i kryesise se PDSH Ish-Ambasador i RSH ne Viene dhe Athine
Te dashur antar te PDSh,si Ish drejtues dhe ish deputet i PDSh, Duke jetuar me shqetesim te thelle situaten ne PDSh, si parti themel e pluralizmit ne Shqiperi, parti e lirise dhe demokracise, e ndje si detyrim te shpreh mendimin tim per zgjidhjen e situates si me poshte: 1. Te largohet deputeti Lulzim Basha pa asnje kusht nga zyra e Kryetarit te PD dhe ajo zyre te mbetet e mbyllur deri ne zgjedhjen e Kryetarit te ri ne Kuvendin e 30 prillit. 2. Te hapen dyert dhe te hiqen blindat ne godinen e PDSh, si shtepia e cdo demokrati. 3. Te mblidhet i gjithe grupi parlamentar i PD dhe ne nje deklarate publike te anulloje vendimin nen presion te ish kryetarit Basha per perjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar, si nje vendim personal dhe antistatutor. 4.Te zgjidhen drejtuesit e grupit parlamentar te PD ne baze te statutit te miratuar ne 11 dhjetor 2021. 5.Te gjitha deget e PD ne rrethe te hapin selite per te zhvilluar sipas statutit zgjedhjen e strukturave ne te gjitha nivelet sipas parimit te Primareve dhe nje antar nje vote 6. Grupi Parlamentar i PD te deklaroje publikisht se mbeshtet grupin e Rithemelit te PDSh dhe vendimet e Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit 2021 dhe nuk njeh asnje perjashtim nga te qenit antar i PDSH. Shpreh bindjen se PDSH eshte dhe do te mbetet. nje vlere e cmuar e pluralizmit shqiptar dhe nje pasuri shpirterore e cdo demokrati. Ju faleminderit.




















