Virus i Xanun

553
Sigal

Nga Fatos Fico*

Informacioni ka një kosto të lartë si për atë që e jep dhe për atë që e merr. Eshtë me përfitim shumë të madh për dhënësin që të japë një informacion të pavertëtë ose që e bën marrësin të bëjë gjëra që nuk do të donte ti bënte. Në të shkuarën shumë qeveri e kanë përdorur këtë për të qënë ato të vetmet burime të informacionit. Jemi të rrethuar me pafundësi informacioni e mundësitë tona për ta ruajtur dhe përpunuar këtë informacion janë të kufizuara.

Në rolin si marrës është më mirë të mbylllesh kundrejt informacionit pa kufi, e të duhet të ndërtosh filtra e përzgjedhje, si psh paragjykimet. Pa folur që janë disa informacione që nuk do të doje ti merrje fare.“Virusi është thjesht një lajm i keq i mbështjellë me proteina”, thonë biologët Jean dhe Peter Medawar. Informacioni për të kaluar pengesat kodifikohet, thjeshtohet, përmblidhet në unitete sa më të vogla.

Bashkë me korona virusin ne morëm dhe dy unitete informacioni të reja informuese e detyruese: “rri në shtëpi” dhe “distancim social”. Distancim social në kulturën dhe mentalitetin shqiptar është një term i errët dhe më shumë ngjan me një dallim klasor, shtresor a kulturor me ngjyrim negativ. Distanca fizike midis personave të njohur ose të panjohur sidomos të të njëjtit seks, në kulturën shqiptare përgjithësisht nuk ekziston. Mesazhi“distancë sociale”nuk mund ta transmetojë në formë të qartë çfarë kërkon nga marrësi. Shpjegimet e duhura, të gjata nga dhënësi janë të nevojshme. Nuk është se duhen bindur të gjithë mjafton të binden që gjthmonë njëgjysmë të qëndrojë larg fizikisht gjysmës tjeter. Distanca fizike midis personave që jetojnë në një shtëpi nuk ka kuptim sepse ata janë në kontakt të vazhdueshem, por distanca fizike me familjare që jetojnë në shtëpi të tjera, psh prindër, motra a vëllezër, me kushurinjtë, me komshinjtë, kolegë, miq, të njohur e të panjohur është rregulli bazë i distancës sociale.

“Bjeri nga Kina kur takonçdo njeri jashtë shtëpisë tënde”, do të ishte një slogan më i kapshëm, mëi prekshem, që të bën të mendosh një çast,dhe që lidh edhe pse disi indirekt, shkakun me veprimin që po bën. A nuk është lufta një slogan mëi fortë? Mundet, po ti nuk je në luftë menjë palë armiq e ju qëndron larg, e aq më tepër ke nevojë për kontakte sidomos me të tutë. Ky “hop on, hop off” i virusit në jetën tone do të vazhdojë,virusi mundtë “zhduket” përkohësisht e do të shfaqet përsëri, derisa të kemi një vaksinë apo ilaç të sigurtë. Distanca fizike do të duhet të vazhdojë gjatësi normë socialemes njerëzve. Duhet sa më shpejtë një fushatë sociale, mediatike, e fortë,  inteligjente, duke ditur që fjala është më e fortë se shpata,-se përqafimi, dhënia e dorës, të prekurit, të bërit muhabet në një distancë më pak se dy metra, qëndrimi në rradhëalla kala dibrançe, me njerëz jo bashkëjetues, thjesht nuk duhen bërë për ca kohë.

Maskat, desifenktantët, dorezat do të ndihmojnë shumë, por mund të japin dhe një siguri false sepse kanë kosto për t’u ndërruar aq shpesh sa duhete kërkojnë shprehi përdorimi që fitohen me kohë, e pasi ke gabuar disa herë.Doza virale gjithashtu qrë merr nqs infektohesh duket të ketë rëndësi. Doza të larta të SARS-CoV-2të cilat i mer nga një qëndrim i afërt dhe i gjatë më të infektuar shkakton sëmundje të rëndë e shpesh fatale. Doza të vogla të cilat mund ti marrësh psh me prekje aty ku ka qëndruar disa kohë më parë një i infektuar shkaktojnë simptoma më të lehta. Testimi masiv sigurisht të jep informacion por vështirë se do bëhet në Shqiperi brenda një kohe të shkurtër.

#Rrinështëpi, duket një informacion miqësor dhe i lehtë per t’u zbatuar. Por ai fsheh mbrapa për një pjesë të madhe të popullësisë, karantinën. Ndërsa distancimi fizik a social mund të konsiderohet edhe tërësisht si një udhëzim mjekësor dhe tëkthehetnënjë normë sociale,“rri në shtëpi”është shumë më tepër se një këshillë mjekësore. Pasojat e një izolimi të gjatë brënda shtëpise janë ekonomike e mendore për çdo njeri e familjet e tyre, e ai mund të kthehet shpejt në po aq, në mos më i dëmshëm si pasoja se virusi vetë. Izolimi krijon probleme të shëndetit mendor, probleme të zemrës si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik – në Shqipëri sëmundjet e zemres janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve. Pasoja në shendet si pasojë e papunësisë dhe uljes së standarteve të jetesës. Mungesa e shërbimeve mjekësore normale të tjera gjatë izolimit për çdo sëmundje që normalisht konsiderohet rutinë, por e pakontrolluar dhe mjekuar në kohë e rregullisht kthehet në fatale. Aktiviteti fizik në natyrë është zhdukur si mesazh dhe tregon çfarë është në të vërtetë sporti dhe aktiviteti fizik në shoqërinë shqiptare, një vanitet për të pasurit dhë mënyrë për të bërë para për pak të tjerë. Së paku 7500 hapa në ditë janë të nevojshme për patur një organizëm të shëndetshëm.

 

Një problem tjetër nuk shfaqet në mesazh. Izolimi shërben jo vetëm për të parandaluar përhapjen eSARS-CoV-2, por për të ulur në përgjithësi nevojën për shërbime mjekësore e të një “kohe normale”. Në rrugët e Shqipërisë vdes mesatarisht një njeri në ditë nga aksidentet rrugore dhe ndodhin rreth 4 aksidente. Pra janë së paku 10 persona të plagosur e një i vrarë në ditë që kërkojnë shërbime urgjence, spitali e policimi në një ditë normale, “jo lufte”. Në një kohë epidemie kuptohet sa i vështirë bëhet trajtimi i tyre,si dhe që ata,e të afermit e tyre mos bëhen vektorë ekstra të infektimit. Ndotja e frikshme e ajrit, duhani i lirë, shkaktare të sëmundjeve të mushkërive, stresi hapësinor urban, mundësitëe pakta për aktivitet fizik për shumicën e njerëzve, ushqimi i shtrenjtë dhe vetëm kalorifik, janë edhe këto “bomba te padukshme” që bien në një sistem shëndetësor që nuk mund të futet për mbrojtje në bunkerët e strehimet që në i ndërtuam me shumicë.

Sistemi shëndetësor në perceptimin publik ngjan si një kaskadë parash për çdo njeri, politikan e biznes që nuk ka asnjë skrupull dhe e mjel sistemin në një mënyrë të tillë qe dhe korona virusi vetë duket mjaft modest në dëmin qëpo bën.

Në kohë epidemie informacion i mire është ai që është i besueshëm. Ne nuk e vemë në dyshim kur mjekët thonë si shumëfishohet virusi, por ata nuk kanë ndonjë recetë se si mund të sigurojmë ushqime të ardhura duke qëndruar në shtëpi dhe si te paguajmë për gjithësistemin shëndetësor më i kushtueshmi në kohëe me kosto të cilat vetëm rriten.

Këtë duhet ta bëjë politika. Qeverisja e situates është politike e politika duhet të japë mesazhe të besueshëm, mbi të gjitha të vërteta.

Ne duhet të dimë të vërtetën pse duhet të rrimë mbyllur dhe pa punë, sa duhet të zgjasë izolimi, por mbi të gjitha çfarë duhet të bëjmë si shoqëri që të dalim nga izolimi. A ka një fushatë të fortë informimi për distancën fizike? Sa më shpejt, e fortë, inteligjente kjo fushatë sepse shprehitë sociale të rrënjosura janë vështirë të ndryshohen brenda një kohë të shkurtër.  Mund të thuhet që pensionistët do të vazhdojnë të luajnë domino mes pallateve. Por kemi parë dhe punën që bëjnë partitë në zgjedhje duke vajtur derë më derë. Mësuesit, studentët, Ojf-të, punonjësit lokalëmund e duhet të përfshihen për informim në nivel kapilar. Pasi u informova, a do të ndihmohem me incentiva, praktika, etj. si person dhe si biznes të krijoj e tëmbaj kushtet për distancë fizike që aktiviteti njerëzor e ekonomik të vazhdojë në këto kushtë te reja?

Në ekonominë e tregut – në kohë lufte mund të jetë i zi, po prap treg është, çmimi lidh kerkesën me ofertën. Kur kërkojmë sa më shumë përdorim, ai stimulohet me çmim të ulët. Maskat, dorezat, desifenktantet, sapunët, detergjentët, produktet e higjenëssi dhetë çdo lloj mbrojtje nga SARS-CoV-2 të përjashtohen nga tvsh-ja e tarifa të tjera që mund të kenë.

A ka investime urgjente në sistemin shëndetësor të përballojë nevojat përballë virusit? A po investohet tani për të patur ujë 24 orë në spitale dhe shtëpitë e qytetareve? Periudha e thatë po afron me shpejtësi dhe sapuni pa ujë nuk shkumon.

Qeveria nëpërmjet bizneseve duhet të jetë proaktive për të hequr izolimin sa më parë, duke krijuar vende pune e investuar shpejt në ato aktivitete qëmbajnë nën kontroll përhapjen e virusit. Fasonët mund të qepin maska, veshje mbrojtëse. Qeveria duhet të bashkëpunojë me Bankat që ato të heqin për një vit tarifat për kartat e debitit dhe tëonline banking në mënyrë që të shtohen pagesat me kartë, si dhe numri i përdoruesve e bizneseve online që kryejnë e pranojnë pagesa me kartë. Nga ana tjetër kjo kërkon që përdoruesit të informohen vazhdimisht për një përdorim të sigurt të internetit e kartave. Të ulë ose të heqë fare për një periudhë kohe tvsh e kompjuterave dhe softeve që njerezit tëkenë mundësi të marrin sa më shumë shërbime online të kërkuara nga qeveria por edhe shkollim e edukim online.

Bashkitë nuk kanë pse të lajnë rrugët e qyteteve dhe fshatrave me klor sepse është marrëzi, por ato para t’i shpenzojnë për të ngritur sa më shumë çezma publike apo ambiente pastrimi nëpër qytete ku njerëzit në rruge të lajnë duart e higjenizohen. Sigurisht duhen standarde që ato pika të mos kthehen në vatra infeksioni, e mbështetje nga Qeveria qëndrore.

Me SARS-CoV-2 do të bashkëjetojmë siç duket gjatë. Corona si virus ka punën e tij të replikohet në çdo mënyrë të mundshme duke na përdorur si mbartës. Ne falë inteligjencës që kemi si shoqëri e dimë këtë. Pika të dobëta të tij janë që kërkon kontakt fizik të transmetohet dhe sapuni e shkrin. Ne duhet, në pikën ku jemi, të rimarrim territorin e xanun nga Covid. Gjëja më thjeshtë që mund të bëjmë është të jemi të rritur e të përgjegjshëm, të mbajmë distancë fizike, të zbatojmë rregullat e higjenës. Detyra e një qeverisje të përgjegjshme e demokratike është të krijojë e të ruajë kushtet që qytetarët të jetojnë gjithmonë në një shtet të së drejtës, demokratik, me ekonomi të lirë, drejtësi funksionale, media të lirë, sistem të shëndoshë edukativ e shëndetësor, natyrë të mbrojtur.Duhet ti themi ne Covid-it rri në shtëpi e jo më ai ne. Pastaj, flasim për ekonominë si të rrisim kërkesën përsëri.