-Afro 700 ha të prekura deri tani nga flakët ku si hapësirë, zjarri ka përshkuar një vëllim prej 50,000 m3
– Qeveritarët dhe E. Rama vet nuk i ndahet faqeve të fb duke llomotitur për të rregulluar punët e botës
– Ku janë fondet? Kush i merr kur bie zjarri ndërsa presin ndihmë nga bota
Nga Dr. Selman Meziu
Nuk ndalet gjuha e flakëve, ndërsa tymnaja u duk të shtunën pas dite të datës 23.09.2023. Ajo hirëzon e shkrumbëzon gjithçka, gjallesat në sipërfaqe e mbi shkurre e pishnaja. Askush për t’i mbrojtur. Vetëm mafiozët fshihen skutave e fërkojnë duart nga gëzimi. Ato buzëqeshin nën buzë. Edhe pse mbi ato rëndon pesha e hidhur e krimit ekologjik, ekonomik etj. Pas kësaj batërdie vjen ‘’lulëzimit,, hekur betoni. Sigurisht nuk ndalet mafia shqiptare në shuarjen e jetëve të gjelbërta. Ajo zotëron çelësat e ekonomisë, të pyjeve e gjithë pasurive nën e mbi tokësorë. Mushkërive tona ju mbetet aroma e shkrumbëzuar e miliona qenieve të gjalla, pjesë e ekosistemit natyror me shumëllojshmërinë e tyre. Aroma e shkrumbëzimit të halave mbi degët e drurëve të pishave e gjallesave kafshë, shpend e insekte. Qeveritarët dhe E. Rama vet nuk i ndahet faqeve të fb duke llomotitur për të rregulluar punët e botës. Ndërsa pishat shekullore, kurorë gjelbërta shkrumbohen pa u ndalur. Lufta për jeta a vdekje e punonjësve zjarrfikës etj, nuk i shqetësojnë ato. Që prej një jave lotojnë edhe dallgët e detit Adriatik. Vjosa po përpëlitet në ethet e të nxehtit të pa përsëritshëm. Mbi të gjitha kane vënë kujën mjaft pylltar shpirt gjelbërt e zemër plasur, shkruajnë të revoltuar, çirren nga zani pylltarët. Por……

Ministria e Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi veç hesht.
Shyqyr që nga korrikja e saj nuk del tym e flakë. Porsa zgjohet hedh në FB ndonjë shkrim të shkurtër ‘’lavderimi ose suksesi.,, Ashtu si drejtoreshën e AKZM Daniela Pirush nuk i lejnë takat e larta të këpucëve të shkojnë së paku për inspektim atje. Në ato perla të bregdeti shqiptar që po zhduken, ku përgjegjësia e zhdukjes së arit të gjelbërt ju varet si patkua në qafë. Atje ku po kryhej kasaphana më kriminale e qeverisë E. Rama
- Fazanat fluturojnë nëpër tymnaje, ketri kërcen për gjatë degëve të pishave ku ushqehej, ndërsa qukapikët doktorët e pyllit e braktisën betejën kundër krimbave blanë ngaranës. Gjuha flakësh, tymnaje e popullata e pyllit që me sa mundet i largohet vdekjes makabre. Sigurisht ikin si ikanakët shqiptar në prozhmat e botës globale.
Kabineti qeveritar shpërndanë mirënjohjet për avionët grek e të BE nëpërmjet Ministrit të Mbrojtjes N. Peleshi dhe të Mbrojtjes T. Balla. Ndërkohë ish fidanat e pishave të buta 2-3 vjeçar që filluan të mbillen që nga viti 1952 po sakrifikohen duke lwnw tokat ranore të xhveshura e kufoma trungje pishash si ushtar të ngrirë të shpërfytyruar në fushën e betejës së humbur.

Boçet e këtyre pishave janë hirëzuar ose të përcëlluar, nuk vlejnë për grumbulluesit nga Italia, per t’ua shitur punishteve të ambëlsirave farat e tyre. Sigurisht edhe ketrushat i donin për t’u ushqyer për vete. Por ja që mafia e ngjizur me shtetin kurdisin planin e zhdukjes totale. Ne vend të tyre kollona betoni. Një jetë mjerane për ish peizazhet mrekulluese të zhdukura, krijuar nga pylltarët Fierak dhe ideatori pioneri i pyllëzimeve të ranishtev- e bregdetare i ndjeri, inxhinieri, Profesori i Fakultetit te Pyjeve Ilia Nako. Shkruan sot ministria Kumbaro në faqen e saj në fb: ‘’Këtë mëngjes flakët në Zonën e Mbrojtur të Pishë Poros dhe në zonën e Darzezës janë vënë nën kontroll.,, Ajo buzëqesh dhe i ‘’gëzohet,, suksesit. Dhe vazhdon t’i thur vetes dhe qeverisë lavdinë e arritjeve në turizëm fushor e malor. As i shkon ndërmend se çfarë humbjesh kolosale i janë shkaktuar ekonomisë kombëtare, të ardhmes së brezave, turizmit etj. Po japim disa pjesë nga ecuria e këtij krimi ekologjik, kryesisht për faje të strukturave shtetërore dhe organizimit të dobet:’’… edhe blloku tjetër në lindje, ku përfshihet pylli mbret natyral me pisha të egra, të mëdha 100 vjeçare është shkrumbuar. Kanë ngelur vetëm blloku 52 me pisha të buta, të pyllëzuara në vitin 1952 e këtej.,, (informacion 02.10 2023)
Le t’a plotësojm tablonë e zezë të fatkeqësisë, shkrumb e hi, si ka ndryshuar mjedisi i gjallë natyrore për shtatë ditë, në një mynxyre pështirëse e të vdekur prej qindra hektarësh, rriture ushqyer nga kjo tokë bregdetare prej afro një shekulli. Lexojm që të kuptojm situatën dramatike të pylltarisë shqiptare:‘’…tregojnë për afro 700 ha të prekura deri tani nga flakët. Si hapësirë, zjarri ka përshkuar një vëllim prej 50,000 m3.,, (Autor: Artan Rama. Citizens Channel 02. 10 2023 ) Sepse ngjarje të tilla përsëriten kudo në pyjet shqiptare.
T’a mendojm e përfytyrojmë ne kujdestarët e pyllit, biolog e ekolog, profesor e docientë të Fakultetit të Pyjeve etj. se çfarë katastrofe për sot e për nesër i janë shkaktuar mjedisit jetësor, këtu në Shqipëri, dhe në Evropë e botës mbarë. Lexojm:’’Duke vlerësuar sasinë e dioksidit të karbonit (CO2) të çliruar në atmosferë, sipas standardeve më të fundit, të përcaktuara nga Bashkimi Europian (100€/1 ton CO2), humbja totale llogaritet mbi 11 milionë euro.,, (A. Rama, po aty.02.10 2023)

Mjerisht. Fatkeqësi e madhe që qeveria E. Rama 3, nuk ka kurrfarë organizimi produktiv, për pyjet shqiptare, privat, komunal dhe shtetërore. Ajo me mekanizmat e ndryshkura të saj, as interesohet për vlerësimin e kësaj pasurie të pa çmueshme kombëtare në parime ekologjike, në organizimin e saj me struktura prodhuimtare, të zhdërtvjellta, te pavarura nga dhjetra hallka burokratike, me ligje të forta e të zbatueshem me ndarjen kadastrale me tre pronësi. Ndërsa pylltarët shqiptar revoltohen se u dhimbset sa s’ka, kjo pasuri, ku ato e ideuan, e projektuan, e zbatuan e mbrojtën e prandaj shprehin shqetësimi, japin rrrugëzgjidhje: shkruajn. ‘’Kush e vuri zjarrin ? Kush po merret me shuarjen e tij, kush e drejton operacionin, rezultatet e arritura ?
Vërtet gjynah, nje fatkeqësi e madhe, për atë zonë ku pyjet janë “flori e shkuar floririt“ për vlerat që kanë dhe mbartin!,, Shprehet inxhinieri i pyjeve Bajram Cenko. Ndërsa një tjetër, si Servet Lako kërkon të ndryshohet metoda e organizimit e drejtimit:’’Të gjithë pylltarët që janë në mardhënie pune sot, por edhe ai brez pylltarësh të dalë në pension, duhet të bëjnë një peticion Qeverisë për ndryshim rrënjësor në administrimit të pyjeve.,,
Inxhinieri i pyjeve në pension nga fieri Genc Pina, që i njeh me hollësi këto ekonomi pyjore më shkruan nga Kanadaja : Jam stresuar shumë, është ora 01:51 unë nuk fle, më dhimben pyjet që digjen, kjo ka filluar nga 2008 -ta.,,
Duke lexuar e shkruar mendoi me vete. Sikur të isha deputet. Do të lexoja ligjet e shtetit Italian te viteve 1950-1960. E do ti propozoja parlamentit për të formuluar një ligj të tillë:’’ Ndalohen ndërtimet në pyjet bregdetare e kudo qe digjen me qëllim ndërtimesh për 50 vjet.,, Do të përpiqesha të me përkrahnin me të vetmin qëllim që t’iu presim udhën krimineleve të së gjelbërtës e ‘’mbjellësve,, të hekur betonit. Sepse: ‘’ Pa gjelberim nuk ka jetë, nuk ka oksigjen. Pastaj. Ku janë fondet ? Kush i merr kur bie zjarri? Ndërsa presin ndihmë nga bota.,, Edhe unë i përtyp këto fjalë sigurisht pa i shprehur. Por kambëngul për këtë ligj. Me shpresë se do të më përkrahin pozitë e opozite. Ideal i shkërmoqur





















