Zenel Hoxha: Unë jam i pari që mendoj se duhet mbajtur Kuvendi Kombëtar i PD

343
Unë jam i pari që mendoj se duhet mbajtur Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Kuvendi duhet mbajtur për të riparë lidershipin, ose mungesën e tij deri më sot, që e ka shëtitur të gjithë popullin demokrat nga humbja në humbje. Sikurse duhet mbajtur për të përcaktuar një strategji për të luftuar të keqen, korrupsionin dhe varfërinë që kanë kapluar vendin dhe shpresat e shqiptarëve.
Por, nëse mbështes plotësisht Kuvendin Kombëtar të PD-së, nuk mund të mbështes kurrsesi “Kuvendin e Foltores”, një iniciativë amorfe që po rrezikon të lërë një vragë të thellë në PD dhe ta shpërbëjë plotësisht atë. I pandehuri nuk mund të bëhet gjyqtar në gjyqin e tij. Ashtu edhe një parti nuk mund të rithemelohet nga ata që e shkatërruan atë.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë marrëdhënie që qëndrojnë në themel të interesave afatgjata të vendit dhe nuk mund të bëhen objekt shfrytëzimi nga “tregtarët e flamujve”.
Zenel Hoxha
Themelues i PD
Anetar i Komisionit Nismëtar
Kryetari i parë i PD për Tiranën
I pastër si kristali perpara kombit tij
Sigal