Dhjetë mësues me koronavirus tek “Jeronim De Rada”, Brunilda Cerranga: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë nesër

692
Sigal

Dhjetë mësues të shkollës “Jeronin De Radës”, në kryeqytet janë konfirmuar pozitive me koronavirus vetëm dy ditë më parë.

Mësuesja Brunilda Cerranga ka theksuar  se është e shqetësuar për mënyrën s si ato janë trajtuar.

Cerranga në fjalën e saj është shprehur se nga e enjtja që është marrë tamponi e deri një ditë më parë kur ka dalë dhe përgjigja e tamponit ato kanë shkuar rregullisht në punë duke e shtuar rrezikun e përhapjes së Covid.

Ndër të tjera ajo thekson se këtë të dielë po bëhet dhe inaugurimi i shkollës në momentin që një pjesë e stafit pedagogjik po lufton me sëmundjen.

“Duke qenë se drejtoria e shkollës ishte e pazonja që të na kthente një përgjigje dhe nuk di se çfarë do të bëhet me ne dhe fëmijët që presin të shkojnë në shkollë nesër.

Ne që jemi të interesuar për nxënësit kemi bërë thirrje ku inaugurimi mund të priste por nesër nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Është e rëndësishme që ne të mirëprisnim atë që ne nënshkruam për shkollën.

Ditën e enjte i gjithë stafi ka bërë tamponin dhe dje pasdite kemi marrë përgjigjen dhe të gjithë kemi qenë në punë në kundërshtim me atë që është shënuar në protokollin. 10 mësues nga 46 mësues kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në shkollën tonë ne jemi staf që respektojmë hirarkinë dhe respektojmë vendimet e drejtorisë së shkollës.

Përderisa ISHP erdhi dhe na bëri tamponin tashmë dhe vetë ministria është në dijeni të asaj se çfarë ka ndodhur. Në momentin që një mësuese ishte e para që u konfirmuar atëherë ne kërkuam që të na vihej dhe të na bëhej tamponi”, është shprehur mësuesja.

Gjithashtu mësuesja thekson se akoma nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet nesër në ditën e parë të shkollës dhe mënyrën se si ajo duhet të sillet.

“Gjatë një bisede me kolegët e infektuar kam mësuar se ato dhe familjarët e tyre janë të karantinuar dhe nuk do të jene nesër në punë, por akoma nuk dimë nëse ne pjesëtarët e tjerë të stafit që kemi qenë në kontakt nuk e dimë se si do të sillemi.

Unë nuk di si të sillemi me familjarët. Kolegët vijnë dhe më kërkojnë falje dhe pse skano asnjë faj”, tha mësuesja për Abc News.