Pali Nito, një emër i njohur në radhët e ushtarakëve dhe gazetarëve shqiptarë, ka kaluar mbi gjashtë dekada në shërbimet e vendit dhe të informimit publik. Karriera e tij është një dëshmi e përkushtimit të tij si ushtarak dhe kontribut të tij të jashtëzakonshëm në gazetari.
Pai Nito u lind më 7 qershor 1940 në fshatin Strum të Fierit nga një familje e nderuar dhe patriote e “Nitove” me kontribute në LANÇ. Edukimin dhe mësimet e para i mori në familje, atë 7 vjeçar në vëndlindje. Më pas përfundon arsimin e mesëm dhe atë ushtarak pranë shkollës së “Bashkuar të Oficerëve” Tiranë, ku titullohet oficer. Veç dashurisë që kishte për detyrën e ushtarakut ,ai kishte talent edhe për gazetari të cilën do ta zgjeronte dhe vazhdonte edhe pas daljes në pension .Për rreth 60 vjetë pune në publiçistikën e tij, numërohen rreth 600 artikuj të ndryshëm , një vlerë e shtuar e këtij ushtaraku mjaft aktiv dhe të palodhur në shërbim të shoqërisë ,edhe pse sotë ai mbart peshën e 84 vjetëve që ëshë mjaft energjik dhe konkurent në shtypin e shkruar.

Jeta dhe karriera ushtarake
Pali Nito filloi stërvitjen e tij si ushtarak në marinën luftarake, ku u dallua për disiplinën dhe aftësitë e tij komanduese. Ishte pjestar në disa stërvitje të mëdha të organizuar në shkallë Korpusi, “Semani” 74, ku u angazhuan rreth 100 mij trupa të armëve dhe specialiteteve të ndryshme , ku Pali u shqua për aftësit e tij ushtarake .i cili mori dhe vlerësim nga ish kryeministri Mehmet Shehu që ndiqte stërvitjen .Nga aty, Pali vazhdoi Akademinë Ushtarake “M Shehu”, dhe për aftësi ushtarake ngjiti shkallët e karrierës në reparte e njësit të këmbësorisë, deri në detyrën e komisarit të njësisë (brigatës) këmbsorise , në Rroskovec e Lushnje , pjesë të strukturave të Divizionit të Lushnjes. Roli i komisariatit ishte një pozicion më i rëndësishëm, që kërkon jo vetëm aftësi të larta ushtarake ,por edhe aftësi udhëheqëse idopolitike dhe edukative. Me ndryshime në struktura të ushtrisë dhe funksioneve të vitit 1983 ,ai mbajti dhe detyrën e sekretarit të KP Brigatës që ndikontë në fuqizimin e rolit të partisë në ushtri. Në këtë detyrë, Pali Nito dha kontribut të madh në luftën dhe edukimin e efektivëve ushtarake. Ishte një studjues i vëmëndshëm në njohjen e psikologjisë së çdo ushtari dhe krahinave nga ku vinin dhe ndërtonte punën e diferncuar me ta.Kujdesej shumë për shqetësimet që mund të çfaqnin ushatarët duke i trajtuar me kujdes dhe dashuri prindërore .Në programin e tij ndërtonte ,tema ,zbërthime dhe bashkbisedime me efektivin si dhe tërhiqte mendimin e tyre për përmisimin e jetës në njësi dhe forcimin e mardhënieve oficer-ushtar .Duke qënë vazhdimisht në përmisimin e punës edukative ,ideopolitko-ushtarake , Pali një të tretën e kohës e kalonte në reparte,pranë efektivit,i cili fitoi dashurinë dhe respektin e efektivit ushtar ,të kuadrave oficer e n/oficer ,duke u bërë një figurë e nderuar dhe respektuar në radhët e ushtrisë.
Kontributi në Gazetari
Gjatë kësaj periudhe, ai shkroi një sërë artikujsh për gazetën “Luftetari”, Zëri i Popullit” revistën “10korriku”, revistën “Për mbrojtjen e Atdheut”, gazetat rajonale “Shkëndija” ,”Drapër e Çekan” ku trajtonte tema e ndryshme mbi edukimin ideopolitik dhe luftarak të efektivit ushtar, kuadro,oficer dhe për mardhëni më të forta me organet e partisë e pushtetin në rajonin e disllokimit të brigatës, Artikujt e tij ishin burim frymëzimi i informacionit për shumë ushtarakë, të cilët kanë qenë të rinjë dhe këshilla mjaftë të vlefshme për ndërtimin e punës në reparte e njësi, për ti shërbyer shëndoshjes së gjendjes morlo-politike ,forcimit të disiplinës dhe gatishmërisë luftarake .Ishte publiçistika e Palit ajo që bënte të njohur në shkallë ushtrie ,punën ,veprimtarin ,arritjet e efektivin në fushen e edukimit, pëgatitjes dhe arritjeve në stërvitjet dhe gatishmërinë luftarake.
Periudha pluraliste dhe aktiviteti në shtypin e kohës për më se 30 vjeçarë
Me ndryshimin e sistemit social-ekonomik në Shqipëri, Pali Nito vazhdoi të kontribuojë në shtypin e shkruar, por në një kontekst të ri pluralist. Ai u angazhua në gazetat “Telegraf” dhe “Sot”, ku shkroi dhe vazhdon të shkruaj artikuj që trajtojnë problemet e mprehta sociale dhe çështjet që lidhen me shoqërinë shqiptare. Artikujt e tij janë të thellë, analitik dhe shpesh-herë sfidues, duke nxitur debat, dhe duke sjellë mjaftë çështje me rëndësi për opinionin publik. Midis të cilëve ishin :”Vet ali,vet kadi”, “Kur do të ngrihen pensionet, pensioistëve që po vdesin duke pritur”,”Stambolli digjet ,mazhoranca krihet”,”Tranzicioni i tejzgjatur na solli jo vetëm varfërinë e tejskajshme ,por edhe pashallarët e rinjë””Deri kur dotë vazhdojmë të gëdhihemi e ngrysemi me përralla e telenovela turke”,”Si e bëri Enver Hoxha për ujë të ftohtë kryetarin e këshillit popullor të Strumit”,”Kam mall e nostalgji të shohë një oficer me rrip krahqafë ,të kopsitur dhe me çizme të llustruar”,”T’i parandalojmë dhe jo t’i numërojmë viktimat”,”Mjekromania ,politikanët dhe pushtetarët tanë mjekërrosh”dhe mjaftë artikuj të tjerë të mprehtë dhe social që shqetësojnë shoqërin shqiptare në tranzicion .
Pali Nito: Një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit në gazetari
Kontributi i Palit Nito në shtypin shqiptar është një pasuri e çmuar për gazetarinë publike dhe atë ushtarake të vëndit. Përkushtimi i tij ndaj detyrës, si ushtarak dhe gazetar, është një model për brezat e ardhshëm. Historia e tij është një dëshmi e qartë se përkushtimi dhe pasioni për shërbimin ndaj tyre dhe të vërtetës mund të sjellin ndikime të thella dhe të jetës në shoqëri.