Ambasada e SHBA: Denonconi pranë DEA-së lidhjet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave

49
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
Sigal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive dhe në funksion të qytetarëve për të denoncuar çdo rast të mbi trafikun e drogës apo aktivitetet e pastrimit të parave.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA:

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.