Cafo Boga: Parku Kombëtar i Butrintit, një sagë e pafundme

Emërimi i Carlos Humberto Jhon është një fyerje jo vetëm për të gjithë arkeologët dhe ekspertët shqiptarë të kësaj fushe, por për të gjithë popullin shqiptar.

U habita kur lexova njoftimin e Ministres së Kulturës, Elva Margariti, për emërimin e Carlos Humberto Jhon si Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit. Znj. Margariti është gjithashtu kryetare e Bordit të këtij fondacioni të dyshimtë, i cili u krijua në bazë të një Plani të Menaxhimit të Integruar, tejet problematik, të përgatitur nga David Prince dhe Richard Hodges. Ky i fundit është një figurë mjaft e diskutueshme në Shqipëri për shkak të angazhimeve të tij të mëparshme dhe interpretimeve të gjetjeve arkeologjike në Butrint. Financimi për Planin e Menaxhimit të Integruar u sigurua tërësisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) në zbatim të një Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) me Ministrinë e Kulturës, të iniciuar dhe nxitur fuqishëm nga Kryetari i AADF, Michael Granoff. Bordi i AADF-së, anëtar i të cilit unë isha, miratoi vetëm financimin për të përgatitur një plan të mirëmenduar për të ndihmuar Shqipërinë të menaxhojë asetet e trashëgimisë kulturore, jo për të kontraktuar ose për t’u dhënë kontroll subjekteve të huaja. Për këtë fatkeqësi, të parët që fajësohen janë Michael Granoff, i cili ka treguar se nuk është mik i mirë i Shqipërisë dhe dy bashkëdrejtuesit shqiptarë të AADF, të cilët mesa duket nuk kanë dinjitet dhe kanë shitur shpirtin për para.

Emërimi i Carlos Humberto Jhon është një fyerje jo vetëm për të gjithë arkeologët dhe ekspertët shqiptarë të kësaj fushe, por për të gjithë popullin shqiptar. Kjo do të thotë që Shqipëria nuk ka njeri në nivelin e zotit Jhon, por me gjithë respektin e duhur, unë nuk kisha dëgjuar kurrë për të dhe nuk mund të gjeja ndonjë informacion të përshtatshëm për të në internet. Për sa u përket bashkëdrejtuesve të AADF-së, duket se ata duhet të kenë amnezi dhe të kenë harruar se kur drejtoheshin nga bosët e huaj dhe si ndiheshin në atë kohë. Bashkëdrejtorët ekzekutivë kanë harruar që kam luftuar që ata të bëhen shefa në vendin e tyre, dhe ndërsa në shumë aspekte janë treguar më të mirë se paraardhësit e tyre të huaj, mungesa e dukshme e tyre e dinjitetit më ka zhgënjyer mua dhe popullin shqiptar.

Butrint National Park

A Never-Ending Saga

NOA

By Cafo Boga

I was astonished to read today’s announcement by the Minister of Culture, Elva Margariti, of the appointment of Carlos Humberto Jhon as the Executive Director of the Butrint Management Foundation for Management. Ms. Margariti is also the Chair of this dubious foundation, which was established pursuant to a highly problematic Integrated Management Plan prepared by David Prince and Richard Hodges. The latter is quite a controversial figure in Albania because of his previous engagements with and interpretations of archeological findings in Butrint. The funding for the Integrated Management Plan was provided entirely by the Albanian-American Development Foundation (AADF) pursuant to a Memorandum of Understanding (MOU) with the Ministry of Culture, initiated and strongly rushed along by the AADF Chairman, Michael Granoff. The AADF Board, of which I was a member, approved only the funding to prepare a well-intended plan to help Albania manage its cultural heritage assets, not to outsource or to dispense control to foreign entities. For this mishap, the first to be blamed are Michael Granoff, who has demonstrated that he is not a good friend of Albania, and the two Albanian co-CEOs of AADF, who apparently have no dignity and sold their souls for money.

The appointment of Carlos Humberto Jhon is an insult not only to all Albanian archeologists and experts in this field but to all the people of Albania. It implies that Albania has no one at the level of Mr. Jhon but with all due respect, I had never heard of him, nor could I find any relevant information about him on the Internet. As for the co-CEOs of AADF, it seems they must have amnesia and have forgotten about when they were managed by foreign bosses and how they felt about it at the time. The co-CEOs have forgotten that I fought for them to become bosses in their own country, and while in many aspects they have proven to be better than their foreign predecessors, their apparent lack of dignity has disappointed me and the Albanian people.