Cafo Boga: Lahuta shqiptare dhe gabimi strategjik i shtetit. Si Serbia mori epërsinë në UNESCO dhe çfarë duhet bërë tani?

Nga Cafo Boga

Së fundi lahuta shqiptare hyri në UNESCO dhe shqiptarët u gëzuan për këtë lajm të mirë, por shumë të vonuar. Nga kjo arritje për mbrojtjen e lahutës si një pasuri e jona kombëtare u bënë shumë reaguan postime në Face Book për ta përhap këtë lajm. Mirëpo sot po lexoja një koment të bërë nga një që besoj të ishte gazetare në Shqipëri, por fatkeqësisht më kaloj pa e shënuar emrin. Jo bënet një sqarim se lahuta shqiptare i regjitruar si trashigimi në rrezik. Kjo gjë më zgjoi një kuriozitet që të bëjë një investigim të duhur dhe ta spjegoj të vërtetën.

NOA

Prej shekujsh, lahuta ka qenë një nga simbolët më të lashtë të identitetit kulturor shqiptar. Ajo është një instrument autokton iliro-epirot, i ruajtur në trojet shqiptare që nga lashtësia e deri në ditët tona, një dëshmi e rrallë e vazhdimësisë kulturore në Ballkan. Megjithatë, pavarësisht kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme, Shqipëria për shumë vite e la këtë pasuri krejt të pambrojtur në arenën ndërkombëtare. Rezultati? Serbia e regjistroi guslën—variantin e saj të vonshëm të lahutës—si “pasuri botërore” të UNESCO-s, ndërsa Shqipëria, shumë vonë, e regjistroi lahutën si “trashëgimi në rrezik”.

Ky është një gabim strategjik që kërkon shpjegim, korrigjim dhe mbi të gjitha vullnet kombëtar. Mbi të gjitha kërkon edhe përgjegjësi nga ministria përkatëse për të dy arsyet sepse qeveria u vonua për ta bërë regjistrimin dhe pse e bëri regjistrimin e gabuar. Kjo është një temë që duhet të diskutohet në Parlamentin Shqiptar dhe të merren masa të nevojshme qe gabme të tilla mos të bëhen më, që si duket rrjedhin si pasojë e emrimit  si ministra  amator që nuk kanë njohuri të duhura për punën dhe rolin që ata duhet të ushtrojnë.

Serbia lëvizi shpejt – Shqipëria vonoi pa arsye

Në vitin 2018, Serbia regjistroi guslën në listën më prestigjioze të UNESCO-s: Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity. Kjo lëvizje i dha Serbisë epërsi të madhe simbolike dhe kulturore. Në sytë e opinionit ndërkombëtar, instrumenti u paraqit si traditë serbe e thellë dhe e gjallë.

Ndërkohë, Shqipëria nuk reagoi për vite me radhë. Vetëm në vitet e fundit nisën përpjekjet për regjistrimin e lahutës—por jo në listën kryesore të UNESCO-s, por në kategorinë më të dobët: “Pasuri në Rrezik”. Kjo kategori nënkupton se tradita është drejt zhdukjes, ka pak bartës, dhe kërkon masa urgjente shpëtimi.

Dallimet thelbësore: Lahuta shqiptare vs. Gusla serbe

Lahuta ka origjinë të lashtë iliro-epirote, e dokumentuar në trojet shqiptare shumë para mbërritjes së sllavëve. Gusla u shfaq vetëm pas shek. XII, pasi serbët adoptuan instrumentin në krahinat shqiptare. Lahuta ka tel prej bishtit të kalit dhe lidhet me Eposin e Kreshnikëve. Gusla u përdor për krijimin e epikës serbe me tone shtetërore e kishtare. Prandaj lahuta është forma origjinale, ndërsa gusla variant i vonshëm.

A mund të ketë dy regjistrime për të njëjtin instrument? Po.

UNESCO lejon regjistrime të shumëfishta, qofshin të përbashkëta apo të ndara. Serbia mund të ketë guslën e saj, ndërsa Shqipëria lahutën. Madje mund të bëhet një dosje e përbashkët Shqipëri–Kosovë–Mal i Zi.

A mund të korrigjohet gabimi? Po, absolutisht po.

Shqipëria duhet të përgatisë një dosje të re për lahutën në Listën Kryesore të UNESCO-s, të bashkëpunojë me Kosovën dhe Malin e Zi, të dokumentojë origjinën ilire dhe të ndërtojë një narrativë të fortë historike.

Përfundim: Një instrument, një histori, një detyrim kombëtar

Lahuta është shumë më tepër se një vegël. Ajo është zëri i epikës shqiptare, kujtesa e brezave dhe dëshmia e autoktonisë mijëravjeçare. Ky është momenti që Shqipëria të veprojë, që lahuta të marrë vendin që i takon në UNESCO dhe në historinë kulturore botërore.

Turp për qeverinë që lejon gabime të tilla!