Beqir Sina: Juristja shqiptaro-amerikane Edit Shkreli kandidon për gjyqtare të Gjykatës Civile në Nju Jork

199
Sigal

Nga Beqir Sina

Votues shqiptar në Bronx, të martën më 7 nëntor, bëni histori; me votën tuaj zgjidhni një Shqiptaro – Amerikane

BRONX NY (2 nëntor 2023): Mbasi juristja Edit Shkreli – Kandidate nga Partia Demokratike për në Gjykatën Civile të Nju Jorkut zona zgjedhore “Qarku 1-rë” të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx, është në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të posaçme të 7 nëntorit 2023. Primaret e demokratëve më 27 qershor 2023 e vendosën në listën e demokratëve për këtë detyrë në Bronx New York, juristen shqiptare Edita Shkreli.

Edita Shkreli (Partia Demokratike) kandidon në një zgjedhje të posaçme për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Bronx County për të përfaqësuar rrethin e parë të gjykatës komunale të Bronx-it.

Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale në Bronx kanë 2 vende, dy kandidate Carol Malcolm dhe Edit Shkreli, që të dyja do të konkurrojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale në Bronx, më 7 nëntor 2023.

Edit Shkreli është një avokate e arrirë shqiptaro-amerikane, e cila ka bërë histori duke qenë shqiptarja e parë në New York, në votën për Gjykatën Civile të Bronxit(NY).

Teksa po i afrohemi momentit kritik të vendimit në komunitetin tonë, shqiptarëve në Bronx, që janë të regjistruar për të votuar, gjeje një moment për t’ju kujtuar se kanë mbetur vetëm tre ditë për votim në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale në Bronx.

Shkoni e votoni për juristen shqiptare Edit Shkreli të martën më 7 nëntor 2023.

Ditët e mbetura të votimit janë: të shtunën, të dielën, dhe të hënën duke ju ofruar fleksibilitet për të votuar në një kohë, që funksionon për ju.

Megjithatë, ju kujtojë edhe një herë që të mos harroni se dita e zgjedhjeve është të martën, më 7 nëntor.

Mos harroni se Vota juaj ka rëndësi të madhe dhe është një shans për të sjellë me votën e shqiptarëve, që votojnë edhe një juriste shqiptare të arrirë në komunitetin tonë

Votues shqiptar në Bronx  bëni një plan për të votuar dhe inkurajoni miqtë dhe fqinjët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Çdo votë ka rëndësi dhe së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim.