Prof. Dr. Klodi Stralla: Që Gjykata Kushtetuese të mos pagëzohet si e kapur!

307
Sigal

A do ta shkarkojë, sot, Gjykata Kushtetuese presidentin Ilir Meta? Përgjigja, sigurisht, nuk është ajo e një fallxhori, analisti apo opinionisti, nga ata të shumtët që mbushin, mbrëmjeve, ekranet tona televizive për të na mbushur mendjen, por ajo e një pragmatisti, e një vëzhguesi të ftohtë, që sheh dobinë e punëve dhe jo emocionet e çastit.

Ata që mezi presin ta shohin Ilir Metën jashtë godinës të Presidencës, tashmë janë të njohur: – Edi Rama dhe Lulzim Basha, por sidomos ambasadoria amerikane Juri Kim, për shkaqe që tashmë janë bërë edhe publike përmes mediave, vizive dhe të shkruara, përgjatë shumë muajve të shkuara.

Statusi, është ndërtuar në mënyrë të tillë, sikur të isha unë në vendin e tyre, për t’iu përgjigjur pyetjes: – Cili është interesi i tyre, dobia, ta mbajnë në detyrë apo ta shkarkojnë, që sot, Ilir Metën?Ç’është e vërteta, si gjithë sistemi i Drejtësisë të “reformuar”, edhe Gjykata Kushtetuese është përfolur, jo pak herë, si një institucion i kapur nga pushteti, por edhe nga Ambasada amerikane, dhe, interesi i tyre, për të forcuar dhe rritur besimin e publikut për pavarësinë dhe paanshmërinë e saj, e do që Ilir Meta të mos shkarkohet sot, por t’i lihet korrikut, kur ai mbaron ligjërisht mandatin e tij si president i vendit. Ky do te ishte nje vendim pragmatist, I dobishëm, për të përmirësuar, sadopak, imazhin e Shtetit dhe Drejtësisë (sesa të pavarura dhe të paanshme janë realisht gjykatat tona kjo tashmë dihet).Pak kohë na ndan nga vendimi për të parë se kush do të triumfojë: – Racionalizmi apo emocionet?