Av. Kujtim Cakrani: Reforma në drejtësi ishte vetëm për qoka dhe fitore për klanet mafioze në pushtet

7
Sigal

Për publikun se nuk është i qartë!

E dini sa e ka pagën mujore një prokuror i antimafies në shtetin fqinj Itali?

Po marim si shembull prokurorin e antimafias Nicola Garttieri, që ka arrestuar dhe dënuar nga drejtësia Italiane për korrupsion, lidhje politikës me krimin, abuzim me zyrën, dhe për organizata mafioze më shumë se 2600 persona duke sekuestruar në favor të shtetit 3 miliard euro, të gjitha këto në zonën ku operon organizata mafioze Ngrageta?

E ka 6200 euro në muaj nëse konvertojmë, janë 660 mijë lekë shqiptare.

E dini sa e kanë pagën prokurorët e SPAK që skanë sekuestruar asnjë euro në favor të shtetit?

Më shumë se prokurori antimafies, 6500 euro në muaj ose 700 mijë lekë në muaj.

Prokurori antimafies ka 30 vjet që jeton nën shoqërim eskorte të blinduar bashkë me familjen, ndërkohë prokurorët e SPAK bëjnë pushime dhe relax pa më të voglin shqetësim.

E dini sa e kanë pagën mujore gjyqtarët që gjykojnë organizata mafioze në Itali?

Afro 5500 euro në muaj, ndërkohë po kaq e kanë pagën edhe Gjyqtarët e Gjykatës Posaçme në Shqipëri që s’kanë asnjë lloj shqetësimi apo kërcënimi për jetën e tyre dhe familjes. Dhe mbi të gjitha nuk japin drejtësi, por bëjnë inkuizicion.

E dini sa e kanë pagën mujore gjyqtarët e Gjykatës Kasacionit në Itali?

Rreth 7000 mijë euro në muaj.

Po kaq e kanë edhe Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, që s’kanë asnjë krahasim në çdo pikëpamje me kolegët e tyre Europian!

E pra gjyqtarë me paga Europiane, por me vendime dhe sjellje bolshevike..

Reforma në drejtësi ishte vetëm për qoka dhe fitore për klanet mafioze në pushtet.