Artan Xh. Duka: Kauza nuk ёshtё punё numrash!

Kauzat janё sheshit e nё kushte normale. Kujtdo nё opozitё do t’i binte “llotaria” tё kishte pёrballё njё qeverisje kaq tё pёrfolur pёr korrupsion e autoritarizёm, por mjerisht pёr opozitёn e vetё demokracinё, rrotacioni mbetet ёndёrr nё sirtar, sepse vota shkon ende pёr tё keqen mё tё vogёl!

Njё mё dy e sa herё del opozita pёr tё protestuar nё rrugё, del edhe droni nga lart pёr tё satirizuar opozitёn e paraqitur si kokoshi njё thelё. Qeverisё e klientelizmit mediatik u leverdis ta paraqesin kёtё tkurrje tё opozitёs si humbje kauze qё nuk bёn mё dot shqiptarёt bashkё dhe si mbёshtetje tёrthorazi pёr reformat e saj. Por kjo tkurrje e opozitёs nё sheshe nuk vjen nga humbja e kauzёs, por e moralit politik tё saj ndonëse nё finale, mё shumё rёndёsi se goja qё e thotё, ka rёndёsi ajo qё thuhet dhe drejtёsia duhet tё reagojё.

Kauzat janё sheshit e nё kushte normale, kujtdo nё opozitё do t’i binte “llotaria” tё kishte pёrballё njё qeverisje kaq tё pёrfolur pёr korrupsion e autoritarizёm, por mjerisht pёr opozitёn e vetё demokracinё, rrotacioni mbetet ёndёrr nё sirtar, sepse vota shkon ende pёr tё keqen mё tё vogёl!

NOA

Nga ana tjetёr, kauzat dhe e drejta nuk janё punё numrash. E drejta nuk ёshtё monopol i shumicёs dhe nё shesh, qoftё edhe njё i vetёm me kauzё pas, duhet tё jetё kryelajm nё njё vёnd ku qeverisjet zullumqare PD e PS kanё vrarё jo vetёm shpresёn e besimin, por edhe solidaritetin qytetar.

Degradimi deri nё flakhedhje i protestave para Bashkisё sё Tiranёs dёshmon vёrtet degradimin e opozitёs, por nuk ёshtё provё se Bashkia ёshtё nё rregull me gjithshka. Bashkisё mund t’i thuhet puna e mbarё por probleme ka plot nga abuzimet, standartet mjedisore e shёndetёsore, urbanizimi pafre etj.

Kaosi me Tiranёn ёshtё kauzё pёr protest, por mjerisht kur del nga goja e opozitёs sё sotme nuk ngjit, sepse betonizimin, tjetёrsimin deri nё shpёrfytyrim tё Tiranёs qё vijon edhe sot e filloi ajo nё vitet 90. E pёr ironi kёtё e bёnё ҫunat qё u rritёn aty duke dёshmuar se nostalgjia e ligjshme ndaj qytetit u mposht, nё mos nga indiferenca, mefshtёsia apo babёzia pёr fitim, nga mllefi ndaj monizmit dhe ҫdo trashёgimie tё tij.

Na ishte njёherё Tirana!

Suksesi e zhgёnjimi shkojnё bashkё. Atje ku dikush sheh arritje, tjetri sheh dёshtim. Tirana ёshtё ndryshuar, bile aq shumё sa pёr njё brez ajo nuk “njihet” mё dhe pёr ta nuk ёshtё mё Tirana e tyre. “Manhatizimi” pafre e ngjeshja urbanistike e zhbёnё Tiranёn dhe pёr shumё breza e shkuara e kujtimet po veniten me shpejtёsi.

Tё gjithё e duam ndryshimin, por tё matur e shtrirё nё kohё e jo eskluzivitet tё njё qeverie. Vlerave historike e trashёgimisё urbanistike ka kohё qё i bёn karshillёk makutёria pёr fitime e mania pёr protagonizёm nga ata qё e panё Tiranёn si lojё “Lego” pёr tё vёnё vulёn e tyre pёr sot e mot e qё ndёrsa flasin pёr “Rikthim nё Identitet” e ngjeshёn Tiranёn historike deri nё asfiksim e “getozim”.

Kaosi me Tiranёn ёshtё kauzё pёr protest, por mjerisht kur del nga goja e opozitёs sё sotme nuk ngjit, sepse betonizimin, tjetёrsimin deri nё shpёrfytyrim tё Tiranёs qё vijon edhe sot e filloi ajo nё vitet 90. E pёr ironi kёtё e bёnё ҫunat qё u rritёn aty duke dёshmuar se nostalgjia e ligjshme ndaj qytetit u mposht, nё mos nga indiferenca, mefshtёsia apo babёzia pёr fitim, nga mllefi ndaj monizmit dhe ҫdo trashёgimie tё tij.

“Manhatizimi” e ngjeshja urbanistike alla “napolitane”, zhbёrja e hapёsirave shplodhёse e argёtuese rreth pallateve, mullari i makinave rrotull banesave, trafiku shurdhues, ndotja e ajrit, korsitё e posaҫme qё e bёjnё ecjen “sport” se duhet tё hapёsh sytё pёr makina e ҫiklistё etj, mund tё trumbetohen si pёrparim, por kanё cёnuar jetesёn urbane njёkohёsisht.

Mbase Tirana ka ujё 24 orё, por qytetarёt nuk pijnё mё ujё nga ҫezma si dikur (paguajnё dyfish, ujё depozite e bidona dyqani) dhe kjo nuk ёshtё arritje.

Administrimi i mjediseve tё pёrbashkёta tё banimit me kosto financiare (riparimet) e me ndikim nё kohezionin social e fqinjёsinё mes banorёve, ёshtё larje duarsh e braktisje e qytetarit nga sistemi ndёrkohё qё pallatet duhej tё administroheshin nga Bashkia pёrmes njё fature administrimi e mё pas ajo t’ua delegonte kёtё funksion privatit nё tenderin e rradhёs. Njё tjetёr dёshtim ky nё listёn pafund.

Ligjёrimi i padrejtёsisё!

Padrejtёsia e pabarazia sot ёshtё sheshit dhe politika ka gisht, sepse deri i ligjёron ato. Kёshtu me ligj iu mor toka tё zotit dhe iu dha mё tё “zotit” qё e rrёmbeu atё! Me ligj, ca pronar morёn tё tyren, tё tjerё presin me dekada pёr kompensim qesharak qё shpёrfill fitimin e munguar tё mospёrdorimit kaq vite tё pronёs! Me ligj Rama ia del e jeton sot nё Surrel e Berisha nga Lalёzi nё majё pallati, bёhet lajm Vunoi (mospretendimi pёr tokё atje lё tё njёjtёn shije si vota kundёr rritjes sё rrogave tё deputetёve), ndёrkohё qё po me ligj plot pronarёve historikё ua hanё ullinjtё e pemёt prej dekadash bota!

PS e PD me qeverisjet e tyre kanё vrarё jo vetёm besimin e shpresёn por dhe solidaritetin mes njerёzve nё kёtё vёnd. Qasja “o Mete pёr vete” ёshtё bёrё sot udhё. Qytetari ngrihet vetёm kur i troket halli nё derё e pezmatohet kur tё tjerёt bёjnё sehir (protestat nё rrugёn e Thumanёs, banorёt e jugut qё u merret uji pёr hotelet nё bregdet, dikur studentёt e mjekёsisё etj), sepse ёshtё vrarё solidariteti qytetar ndёrkohё qё e keqja bёn xhiro e nuk dihet kur e ku troket.

Me ligj u lanё pa shtёpi me mijra pensionistё qё pasi nuk privatizuan shtёpi si tё tjerёt pёr tё njёjtin kontribut nё monizёm, sepse 90 i gjeti nё ish-pronё private, sot u mohohet edhe bonusi i energjisё, sepse nuk kanё shtёpi(!) ndёrkohё qё qeveria fal shtёpi pas tёrmetit etj. Me ligj u diferencuan pensionet, me ligj jepet prona publike nё bregdet etj., pabarazi pafund.

Retorika e arritjeve gjithmonё e ka “bishtin” mbrapa deri sё fundi edhe me turizmin pa fre qё jo rrezikon tё deformojё orientimin ekonomik, por edhe ta bёjё shqiptarin “turist” nё vёndin e tij.

U prek njёri, preken tё gjithё!

Kёto kauza tё ndjeshme pёr tё protestuar ndaj pushtetit nuk mund t’i bartё opozita e ditёs. Ёshtё e kompromentuar se ishte e para qё vrau shpresёn e besimin nё vёnd. Ndaj dhe lajmi i shumёpritur do tё ishte shfaqja e njё opozite tё re. Kauza ka plot dhe e mbushin apo jo sheshin kjo nuk ka tё bёjё me peshёn e tyre. Qoftё dhe njё i vetёm pёr hallin e tij tё drejtё atje, duhej tё jetё kambanё alarmi pёr opozitёn e re.

PS e PD me qeverisjet e tyre kanё vrarё jo vetёm besimin e shpresёn por dhe solidaritetin mes njerёzve nё kёtё vёnd. Qasja “o Mete pёr vete” ёshtё bёrё sot udhё. Qytetari ngrihet vetёm kur i troket halli nё derё e pezmatohet kur tё tjerёt bёjnё sehir (protestat nё rrugёn e Thumanёs, banorёt e jugut qё u merret uji pёr hotelet nё bregdet, dikur studentёt e mjekёsisё etj) sepse ёshtё vrarё solidariteti qytetar ndёrkohё qё e keqja bёn xhiro e nuk dihet kur e ku troket.

Opozita e re duhet tё ngrejё zёrin pёr kёdo, qofshin ata qindramijra, mijra apo edhe njё individ i vetёm i braktisur nё fatin e tij. Populizmi i qeverisjeve PS e PD ёshtё reminishencё e diktaturave dhe ndryshe nga to opozita e re duhet tё ketё moto tё saj solidaritetin qytetar e barazinё para ligjit me tё fituar tё gjithё.