Anastas Angjeli, i harruari i politikës, vetëshpallet “Qytetar Nderi”

602
Sigal

Ka ditë që nëpër celularët shpërndahet një mesazh, se gjoja një qytetar…, sigurisht anonim, i drejtohet një kryetari partie, Prefekture, Këshilli Bashkiak, apo kryetari të qarkut, e sigurt është jo kryetarit të Qarkut të Fierit, apo vetë kryetarit të bashkisë, ku thuhet se, gjithë qytetarët e Sarandës, na qenkan të gëzuar kaq shumë, jo për 100-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë, por për një titull nderi që do të marrë Anastas Angjeli. Siç duket, meqë është në harresë, apo është lënë në harresë, Anastas Angjeli ka shpikur origjinalitetin e lajmit që  mbase bëhet  kryetemë e ditës. Shpërndan nëpër celularë mesazhin që do t’i jepet një titull nderi, për kontribute që vetë zoti Anastas Angjeli ia atribuon vetvetes, meqë të tjerët e kanë …harruar, apo nuk ia njohin. Sigurisht, nga smira dhe zilia.  Kjo, jo aq për të shtuar dekoratat në biografinë e vet, por, me  këto propozime titujsh që i vetatribuon dhe i shpërndan me mesazhe nëpër celularë, Anastas Angjeli kujton se do të zgjojë kujtesën e Kryetarit të PS-së, për ta shtuar  edhe shokun Angjeli në …listën e deputetëve.  Ja mesazhi i plotë. I nderuar  zoti….! Ju jemi mirënjohës si qytetar i Sarandës dhe i Prefekturës Vlorë që me propozimin tuaj, domethënë Partisë dhe Këshillit Bashkiak, zoti Anastas Angjeli do të bëhet “Qytetar Nderi” i qytetit tonë të Sarandës. Kontributet e tij dhe të  studentit të tij, Stefan Çipës janë  të padiskutueshme për qytetin tonë, ndaj, edhe një herë, ju falënderojmë për këtë ngjarje të madhe për qytetin tonë”.