Akademiku Artan Fuga rendit tetë funksionet që nuk duhet të kryejë opozita

205
Sigal

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar pas zhvilimeve të fundit në Partinë Demokratike. Në 17 korrik do të mbahet Kuvendi Kombëtar për të votuar anëtarët e rinj të Këshillit.

Fuga ka renditur tetë funksionet, që sipas tij nuk duhet t’i kryejë opozita, ku në vendin e parë vendos atë që ai thotë “për të trembur pak Ramën”.

Një tjetër funksion që sipas tij nuk duhet ta kryejë opozita është “Për të luajtur me pushtetin, njëherë ti, një herë unë, pa ndryshuar asgjë”.

Shënimi i plotë i Artan Fugës

Tetë funksionet që nuk duhet të kryejë opozita:

8 disfunksione do të thoshte Robert Merton!

  1. Për te trembur pak Ramen.
  2. Si një alternative ne rast te jashtezakonshem.
  3. Për të shuar revolta spontane te mundëshme dhe kanalizuar drejt shuarjes.
  4. Për të bllokuar alternativa të tjera politike
  5. Për të krijuar një dekor demokratik si gjuhë formale universale.
  6. Për të ndarë pasuri dhe pushtet midis establishmentit politik pavarësisht ngjyrave të tij
  7. Për të luajtur me pushtetin, njëherë ti, një herë unë, pa ndryshuar asgjë.
  8. Për të ushqyer durimin se pas katër vjetësh diçka do të ndryshojë.