Lirohet nga burgu Tire Alldervishi/ Sanitarja u shtir si infermiere dhe dyshohet se u mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientëve me Covid

202
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Tire Alldervishin, sanitaren që duke u hequr si infermiere dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me Covid tek Spitali Covid2.Tire Alldervishi do të gjykohet tashmë jashtë qelive të burgut, me masën “arrest shtëpie” deri në përfundim të gjykimit.

Alldervishi akuzohej për “mashtrim më shumë se një herë”. Kujtojmë që sanitarja 55-vjeçarja, apeloi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë dhe depozitoi përmes avokates së saj kërkesën ku kërkonte ndryshim të masës së sigurisë.

Rasti u zbulua transmetimit të pamjeve nga emisioni “Stop”, ku vajza e një paciente të ndjerë zbuloi mesazhet që shkëmbente me sanitaren, e cila prezantohej si infermiere.