Akademik Artan Fuga: Ina Zhupa, ky yll në ngjitje i politikës shqiptare

473
Sigal

Akademik Artan Fuga, në një reagim të tij pas takimit në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mediat, shpreh vlerësimin e jashtëzakonshëm për politkanët e brezit të ri në Parlamentin shqiptar, duke marrë si shembull deputeten e opozitës për Sarandën, Dr. Ina Zhupa. Ja dedikimi  i plotë  iAkademik Artan Fuga për vlerat e brezit më të ri të politikës shqiptare, ku pedagogia Ina Zhupa është një nga modelet e shpresës të së ardhmes:

Ina Zhupa, ky yll në ngjitje i politikës shqiptare. Prova se një brez i ri politikanësh i ka të gjitha mundësitë të marrë drejtimin e vendit dhe ta çojë atje ku duhet!

Unë i mbështes ata, sikurse Inën, në këtë sfidë të madhe për ta nxjerrë vendin nga balta ku e kanë futur, ku suksesi më i madh i politikës, është të riparojë, për dreq, dramat që ajo vetë shkakton!

Ina Zhupa! Shiheni si çmonton fallcitetet, si shkatërron absurditete, me çfarë logjike është e papërballueshme!

Unë nuk do të kisha guxim t’i dilja në debat nëse ajo do të kishte të drejtë ndaj meje logjikisht, nëse do të isha kundërshtar i saj në kampin e regresit, do të mbuloja kokën me xhaketë, a me këmishë dhe do të kisha ikur me vrap në Lanë!

Cfarë elokuence, çfarë logjike!