Agim Nesho: Meloni legjitimon një përbindësh që i vjedh vota popullit të tij

6
Sigal
Nga Agim Nesho
Gjithë bota demokratike u njoh me masakrën elektorale në Shqipëri. Raporti i OSBE-ODHIR ishte i zi për regjimin e Ramës, që vazhdon të jetë përsëritës patologjik në shkatërrimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Dëshpërimit të një populli, që pasi e detyron të largohet masivisht, i ofrojnë vetëm varfërinë për të qenë i nënshtruar, i shtohet edhe përkrahja që përfaqësuesit e vendeve mike i bëjnë diktatorit sharlatan për ti njohur masakrën elektorale. Në këmbim të respektit që populli Shqiptar i ka dhënë një zonjë karizmatike si Meloni që populli Italian e ka zgjedhur, ajo përcmoi të drejtën e tij për të vendosur i lirë për vendin e tyre. Neofashistja moderne Meloni, pasi bëri pazare të pista me diktatorin Rama në dëm të sovranitetit të Shqipërisë, sot i fyen shqiptarët dhe ju mohon të jenë të lirë në demokraci. Ndryshe nga udhëheqësit e saj shpirtërorë, që shqiptarët që sollën në Itali kurorën e Mbretërisë Shqiptare i përcmonin si tradhtarë dhe i krahasonin si Juda që shiti Krishtin për 30 aspra (ditari i Kontit Ciano), Meloni mburr Ramën si një vegël që i duhet.
E pabesueshme të ndodhë kjo me një përfaqësues të Italisë mike, të dashuruar dhe admiruar pafundësisht nga shqiptarët.
Uroj që gjithë Italiano-Shqiptarët ta dënojnë me votë në zgjedhjet e ardhshme për ta fshirë nga qeverisja, për të kuptuar dhimbjen e një populli që i marrin lirinë.