Agim Jazaj: Spaletat e zyrtarit në listat e partisë dhe shiriti i qytetarit

155
Sigal

Njerëz pa emër, pa kontribute njerëzore publike, deri dhe anonim, të panjohur as brenda mëhallës, janë katapultuar e graduar me “spaletat e gjeneralit”, duke i’u munguar shiriti i qytetarit.

A mund të tundesh me spaletat e “zyrtarit”, pa shiritin e qytetarit?!

Shpesh thonë e prezantojnë: “Sa shkollë ka filani, por harrojnë e nuk shikojnë, sa mend ka filani!…” Kohë më parë, i dërgova mikut, gazetarit të njohur Kristo Mërtiri në ministrinë ku dhe punonte një librin tim: “SHTRATI i SHPIRTIT”, me poezi dhe fjalë të arta. “Korier” Barjami, shofer i furgonit, e sosi amanetin, e dorëzoi librin me shënimin orientues te punonjësi i shërbimit, brenda ditës. Pasi kish mbërritur në destinacion libri, mori në telefon miku im… Duke më falënderuar me zemër, më bëri edhe një kërkesë: “Jazo, librin e ka lexuar nxitimthi edhe një kolonel këtu, i ka pëlqyer dhe koloneli kërkon një libër. Është nga rrethi i Matit…E kam këtu për momentin”.

Me humorin e çastit- i them: Thuaj kolonelit, të qëndroj gati- tu- përpara gjeneralit. “Gati-tu, po qëndron”- më thotë Kristoja, me të qeshurën në majë. Po koloneli ka dhe një kërkesë, specifike. E kërkon librin me autografin tënd”.

-Po i thashë, do t’ia plotësojmë edhe këtë dëshirë.

Vrava paksa mendjen, për të gjetur edhe dedikimin, të shkonte përshtat me spaletat e kolonelit, pa e njohur deri më tani, paçka se emrin i’a njoh, të mbetur si miq edhe nga një bisedë telefonike, sa dhe nga gjesti… Pas pak ditësh i’a nisa kolonelit librin, tashmë në lirim; Xhavit Rusti, i cili punonte në ministrinë e Drejtësisë, me autografin e kërkuar, të përzgjedhur në tri strofa, me vargjet përmbyllës, si një postulat:

Ngjitu si i ri,

në majën e malit.

Ruaj gradën njeri,

merr të gjeneralit…

Kaluan disa ditë, pikërisht më 31 dhjetor të vitit, më bie telefoni në orët e vona të natës, një numër i paregjistruar, i panjohur, me 67-të. E hapa dhe i’u përgjigja, paksa i qenë në çakërqejf. Po,- i thash unë jam. “Jam Kolonel Xhaviti- më tha. Po të them si mik. I lash gradat e gjeneralit, po mbaj dhe do ruaj përjetësisht, shirtitin e qytetarit”.

Mirë i’a ke bërë kolonel- i’a prita. Tani po qëndroj unë gati- tu përpara jush, për vendimin që keni marë”…

Në përditshmërinë tonë shohim të vlerësohen njerëzit e zgjedhur në poltronet për zyrtar, duke bërë ndoshta dhe analizën pa zë dhe me zë të fortë: “Zyra i bën rrogëtar, apo të bën edhe zyrtar”?- pyesin disa kokplotë edhe nga Vlora. Nga një blilanc i thjeshtë, vota referendare e papublikuar, ndoshta do të rezultojë: Zyrtarët e këtij tranzicioni të pafund, kanë rezultuar: “Zyra ata i ka bërë në shumicë, të çertifikuar si rrogëtar, të përzgjedhur nga kjo sërë, e fare në pakicë janë performuar si zyrtar”. Njerëz pa emër, pa kontribute njerëzore publike, deri dhe anonim, të pa njohur as brenda mëhallës, janë katapultuar e graduar me “spaletat e gjenerlait”, duke i’u munguar shiriti i qytetarit, të futur deri në listat e kryetarëve për deputet në zgjedhjet e 30 viteve të stanjacionit, të ngjitur deri, drejtor e drejtoresha, ministrush e ministrusha… Lider- menderët u vënë synë, servilëve, puthadorëve dhe këpucfshirësve, i përzgjedhin me dorë, për t’i hequr për hunde, për t’u hequr edhe për B…Ndaj dhe njerëzit me shiritin e qytetarit, kanë të drejtën e zemërimit, po dhe të reagimit ndaj këtij fenomeni abuzivist sa dhe dështak për shoqërinë tonë e mbetur ndër të përdhosuarat, e 3 K, e: Korroruptuar, e Koopromentuar dhe e Kriminalizuar.

Zotrinjtë; Hasan Halili, Kreshnik Alimerko dhe Xhevair Rexhepaj, kanë qënë dhe ruhen edhe si Prefektët- perfekt. Edhe kur kishin të vendosura “spaletat“ e zyrtarit, më të lartë të pushtetit vendor, në Vlorë, nuk u “tundën”, as u “kastrepsën” kurrë me ato “spaleta”, por ruajtën të pastër shiritin e qytetarit model. Modele të munguara dhe të kërkuara të shoqërisë dhe të politikëbërjes si këto dhe ish kryebashkiaku i parë i Selenicës Përparim Shametaj, i zgjedhur, i besuar e votuar nga antarësia për katër legjislatura edhe si kryebashkiak i parë i Selenicës. As dje se hiqte nga goja selenicari Tajar Sadikaj, edhe pse nuk ka pasur lidhje, por edhe banorët e qytezës së Selenicës e kanë shënuar në kujtesën e tyre për veprën dhe gjurmët që ka lënë edhe në atë bashki.  Të katapultuarit e kësaj sëre, përgjatë këtyre 30 viteve, kanë startuar në shumicë, të kapërdisur me spaletat e zyrtar- grabitqarit, hileqarit dhe haleqarit me qëllimin; për t’i lehtëpërdorur dhe keqpërdorur nga politika, për t’i shfrytëzuar dhe sakrifikuar, madje duke ju faturuar edhe zullumet dhe dështimet e Dështakut… Plejada e munguar dhe e kërkuar me pishë deri më tani, duke poseduar së pari: shiritin e qytetarit si startim, për spaletat e zyrtarit si synim, në filozofinë e saj, nuk ekziston si qëllim për të formuar dhe emancipur administratën, qeverisjen që ëndërrojnë dhe kërkojnë shqiptarët- qëllimisht nga qëllimkeqët e politikës: Për të Sunduar dhe jo për të Udhëhequr!