Agim Hametaj: Të pathënat e konsullatave në Vlorë

748
Sigal

Në Vlorë në periudha të ndryshme kanë shërbyer 8 Konsullata të shteteve të huaja, ku bie në sy si Konsullata më e vjetër ajo ruse. Konsullata ruse u vendos në Vlorë në vitin 1806. Ajo funksionoi deri në vitin 1912, ku në Vlorë u ngrit flamuri. Kjo konsullatë ka qëndruar në sheshin e Kateqit (lagjia Vrenez) në shtëpinë e sorajve (Eqerem Dores). Lidhjet diplomatike kjo konsullatë i bëri në vitin 1805 midis perandorisë ruse dhe asaj turke, ku në këto vite Sanxhakbeu i Vlorës dhe i Beratit ka qenë Ibrahim pashë Vlora, pinjoll i familjes Vlora. Një tjetër konsullatë është ajo franceze ku në fillimet e saj ajo ka shërbyer në Selenicë dhe pikërisht në godinën e spitalit të Selenicës. Më pas kjo konsullatë vendoset në Vlorë në zonën e ujit të ftohtë. Ky transferim i kësaj konsullate franceze nga Selenica në drejtim të Vlorës u bë për arsye se shoqëria franceze e minierës ja shiti minierën e Selenicës shoqërisë italiane ‘Simsa’ me qendër në skelë. Në vitin 1917 shoqëria italiane ‘Simsa’ ndërtoi për herë të parë hekurudhën Selenicë Vlorë (skele) ku ndërtoi dhe Urën e Peshkëpisë 227 metra e gjatë dhe në të ishin shtruar shinat e trenit. Godina e konsullatës franceze ka lëvizur disa herë në Vlorë derisa ajo zuri vend në Ujë të Ftohtë në vitin 1925 në shtëpinë e Qazim Koculit. Shtëpia e Qazim Koculit u sekuestrua në atë vit nga shteti shqiptar me vendim shtetëror si kundërshtar i mbretit Zog.

Konsullata Austriake

Kjo godinë ishte falur nga mbrojtja kombëtare Qazim Koculit për merita të larta që i kishte bërë vendit si komandant i luftës së Vlorës. Një konsullatë tjetër që vlen për t’a përmendur është Konsullata serbe në bulevardin Vlorë Skelë pranë portës së ish kombinatit të peshkut. Më vonë kjo godinë u bë komandë ushtarake për vite e vite me radhë (Budi). Kjo godinë simpatike binte shumë në sy për nga stili i ndërtimit ku ajo kishte shërbyer në luftën e parë botërore si oda navale dhe rezidencë e gjeneral Piaçentinit. Kjo godinë ka dhe histori pasi në këtë godinë u bënë homazhet e trupit të Ismail Qemalit në vitin 1919. Mbrojtja kombëtare këtë godinë në vitin 1920 i’a fali heroit të Luftes seë Vlorës Osman Haxhiu, pasi shtëpitë e tij në Topana i kishte djegur Italia gjatë luftës së Vlorës . Ky burrë nderi nuk e pranoi vilën dhe u shpreh me këto fjalë: “Ne luftuam për atdhe dhe jo për raqe. Qeveritë, që erdhën më vonë vendosën që këtë vilë t’ia jepnin për konsullatë Serbisë. Në vitin 1982, kjo vile, që kishte qenë konsullatë serbe për 15 vjet u prish pasi u zgjerua bulevardi. Konsullatë tjetër në Vlorë ështe ajo italiane.

Konsullata Italiane

Konsullata italiane për herë të parë është vendosur në shtëpinë e Jani Mingeës (mësuesit të popullit) prane lulishtes së Vlorës. Në shtëpinë e Jani Mingës Konsullata italiane ka qëndruar 3-4 vjet dhe më pas ajo u zhvendos në godinën e bashkisë sot. Kjo godinë u ndërtua në Luftën e parë botërore në vitin 1918. Po në këtë godinë, që ka shërbyer si Konsullata italiane ka pasur zyrat komanda e larte ushtarake italiane. Konsullatë tjetër ka qene Konsullata Greke ku dhe kjo është zhvendosur 2-3 herë, ku në fillim ajo ka qenë në qendër të lagjes Çerekçi dhe më vonë zhvendoset te godina ku pronar ka qene Fan Shuka në lagjen Çerekçi (sot tregu fshatar). Kjo godinë do të mbahet mend se pas çlirimit ka funksionuar si ambulancë e Vlorës, ku në të kanë shërbyer doktorë të mëdhenj të Vlorës . Në këtë godinë në kohën që ka qenë Konsullata Greke ka jo pak histori, ku armëtari Fan Shuka vret konsullin grek për një mosmarrëveshje. Kjo në ato vite bëri skandal politik, por Fan Shuka u mbrojt nga paria e Vlorës, që ndërhyn te mbreti Zog që t’a falnin, pasi Fan Shuka gëzonte respekt të madh në popull. Pas këtij incidenti Konsullata Greke lëviz dhe vendoset në shtëpinë e hebreut Matia Matathia, një personalitet i madh në Vlorë. Kjo konsullatë qëndroi deri në prill 1939 ku pushoi se eksistuari me pushtimin e Italisë që i bëri Shqipërisë mbasi sic dihet Italia i shpalli luftë Greqisë. Tjetër konsullatë është ajo austriake.

Konsullata Greke (ish ambulanca)

Sot kjo godinë eksiston akoma, por shumë e vjetër gati 250 vjeçare dhe ndodhet në qendër të lagjes Çerekçi përkarshi shtëpisë të doktorit Tol Beltojes. Kjo konsullatë austriake në Vlorë ka pozuar një rol të madh në fushën politike dhe ka pasur shumë aktivitet. Ajo e ka filluar aktivitetin e saj gati 100 vjet përpara . Ajo ka lozur një rol dhe ka ndihmuar shumë qeverinë e Vlorës 1912. Kjo konsullatë ka lozur një rol të madh në arsimimin e shumë djemve vlonjat sidomos në fushën e bujqësisë dhe të frutikulturës . Konsullata austriake në Vlorë ka nxjerrë shumë bursa për Vlorën dhe rrethinat e saj . Në vitin 1918 kjo konsullatë mbyllet, pasi siç dihet vendet gjermanike dhe Austria bashkë me to dalin të humbur nga Lufta e parë Botërore 1914-1918. Një tjetër konsullatë në Vlorë ka qenë në lagjen Çerekçi, është ajo belge pranë lulishtesh së Vlorës. Sot kjo godinë një katëshe ekziston. Po në këtë lagje përkarshi kishës katolike ka qenë një konsullatë Daneze ku edhe kjo godinë eksiston, por shumë e vjetër. Kjo godinë kishte3-4 dhoma. Ne si qytet i Vlorës për nga numri i konsullatavevjen i treti, pasi vendin e parë e zë Shkodra me 13 Konsullata dhe vendin e dyte Korca me 11 Konsullata . Shkodra dhe Korca rreth viteve 30 ishin qytete më të kulturuara jo vetem në vendin tonë, por ndoshta edhe në Ballkan.