Zonja ministre ju uruat hajdutin e votave që quhet fitues

401
Sigal

Nga Urim Gjata

Ulf Kristersson

lider i partise Moderaterna PPE Suedi

Ju që e urat Ramën për ’fitoren’ pse nuk uroni edhe Lukashenkon !? Të dy njësoj janë . Biles ky i ballkanit është më skile se Lukashenko… Ky të vret dhe të vjen për ngushëllim . Atehere Hapini portat … Ju sot jo vetem si si ministre e jashtme e Suedisë, vëndit ku kisha nderin jo vetem të më priste dhe të më mbronte, por dhe mbrojë , vëndi ku jetoj dhe gëzoj të gjitha të drejtat si qytetar i saj, por edhe si antar i partisë Moderaterna, nuk u gëzova kur ju si ministre dhe drejtuese e radhes e presidences se OSCE, në emër të sbabilitetit, pa dashur i zgjatet jeten nje diktature dhe diktatoruci në ballkan . Ju zonja ministre harruat se me kete ’urim’ ju pa dashur po i mbyllni gojen një foshnje te sapolindur (popullit tim që kerkon demokraci ) që mundohet të mbushet me ajer te paster, dhe jo ajer i përzier me droge dhe krim . -Duke uruar kleptokratin Rama dhe narkoqeverinë e tij per fitoren (vjedhjen) e zgjedhjeve në shqiperi, dashur pa dashur ju nuk e ndimuat, por e varrosët demokracinë atje … Ju pa dashur groposet perfundimisht shpresat e popullit tim për demokraci Vertet z.ministre e jashtëme, kaq papritur dhe me ngut , (një si ata që e kallin te vdekurin në dhe pa mbushur as 12 orë) … Ju uruat nè Twitter një kleptokrat, – një manipulues, – një diktator, që ka marrë dhe po mban peng me forcën e mafies dhe krimit te organizuar jo vetem partine socialiste, jo vetem pushtetin, por një popull të tërë. Vërtet z.ministre. Ju si perfaqsuese e nje kombi të qytetëruar, ku liria e qytetarit, dhe e drejta e votës, është gjëja më e shtrenjtë. Ju mbyllni sytë kur shkatërrohet ajo pak liri dhe demokraci, e fituar me gjak, e një prej kombeve më të vjetër në ballkan; E një kombi antar i Natos, – një kombi që ëndërron dhe aspiron ti bashkohet familjes së madhe të Bashkimit Europian, E një kombi që kërkon liri, dhe liria e tij po groposet, zvarritet shkelet, dhe dhunohet tmerrësisht e marrë peng nga një bandë hajdutësh dhe trafikantësh në pushtet, pinjollë (kelyshë) dhe të afert të diktaturës komuniste atje… Ky urim diplomatik i juaj, veç vazhdimit te diktatures, nga mafia ne pushtet; Veç çpopullimit të vëndit tim, veç kerkuesve te detyruar të azilit. Veç zgjatimit dy fish drejt europes të tenkratulave të trafikanteve dhe krimit të organizuar nuk sjell asgjë dhe asnjë te mire tjeter. Atehere kur uroni një kryeminister i akuzuar jo vetem nga opozita shqiptare, por dhe institucionet dhe mediat nderkombëtare, per lidhjet e tij me mafien shqiptare dhe nderkombëtare, përse nuk uroni edhe Lukashenkon, te dy njesoj janë, biles ky i ballkanit, eshte edhe më skile. Përse nuk hapni portat si per bjellorusët, dhe të pranoini azilantët shqiptare !? -Jo vetem ti pranoni, por tju jepni edhe azil . Zonjë e nderuar, doni apo jo, ata (shqiptaret) së shpejti do i gjesh kudo, jo vetem rrugëve dhe azileve të europes, por edhe rrugeve dhe azileve të suedisë. Hapjuni dyert dhe mos i ketheni më mbrapsht. Ky eshte çmimi që ju dashur pa dashur do paguani, jo vetëm nga ”fitorja” VJEDHJA e një hajduti VOTASH, IKONASH dhe dhe TENDERASH. Ky eshte çmimi që do të paguani nga mbyllja e syve dhe ’urimet’ per bashkpunim qe po i beni nje kleptokrati, një mashtruesi, dhe nje diktatori që fatkeqesisht nuk drejton Eritrean në Afrikë, por Shqiperine ne Europë. Veç abuzimit, blerjes dhe vjedhjeve, janë plot 83 mijë vota të pa vlefshme … Zonja ministre, dikush duhet tju informojë më mirë … Ju që shikoni edhe një qime floku, në syrin e tjetrit, nuk po dalloni dot traun ne syrin tuaj ….