Bularati- Ura e krisur greko-shqiptare

667
Sigal

Studiues Harallamb Kota

Më 8 nëntor 2018, nacionalistët grekomanë dhe falangat vorioepirote kapërcyen kufirin greko-shqiptar dhe marshuan triumfalisht në thellësi të tokës shqiptare, në Bularat të Gjirokastrës, kryeqendrës së Labërisë shqiptare, apo të Kaonisë pellazgo-ilire.

Historia u përsërit. Turmat e manipuluara, me banderola në duar dhe flamuj të shtetit grek, thërrisnin në korr duke pretenduar aneksimin e jugut të Shqipërisë nga Greqia. Thirrjet, vdekje e shqiptarëve dhe vorioepiri është Greqi, ishte shfaqja më e shëmtuar e një shteti anëtar i BE-së dhe i NATO-s.  Kjo shfaqje monstruoze e organizuar nga strukturat nacionaliste greke në praninë e eurodeputetes qipriote Eleni Theohari, deputetëve të parlamentit shqiptar (përfaqësues të të ashtuquajturit “minoritet grek” në Shqipëri), indinjoi kombin shqiptar kudo që ai jeton, në Ballkan, Evropë, Amerikë, etj. Bëhet pyetja: Po Shteti dhe Qeveria shqiptare ku ishin?! Sidoqoftë kësaj kërkese të heshtur dhe kësaj çudie të radhës, u kuptua qartazi skenari monstruoz i përgatitur në kuzhinën primitive të silogjeve vorioepirote greke, duke shfrytëzuar vijën e parë të luftës, që tashmë, sipas tyre fillon nga kufiri fundor i varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.  Pra, pa një pa dy, trualli shqiptar u pushtua dy herë.

Së pari, nga ushtria greke me ushtarë të gjallë që kapërcyen kufirin shqiptar si pushtues dhe së dyti, nga ushtria greke me ushtarë të vdekur që u varrosën në truallin që e kishin pushtuar kur ishin të gjallë. Bularati u pushtua nga bandat vorioepirote të mbështetura nga strukturat nacionaliste të shtetit grek, nga elementët antishqiptarë të paguar me fondet e fshehta nga agjenturat greke dhe nga fshatarët e “minoritetit grek” të manipuluar nga përfaqësuesit e tyre politikë në parlamentin shqiptar, në pushtetin vendor dhe atë lokal. Të befasuar nga degradimi i situatës, strukturat shtetërore dhe politike heshtën, mediat u hutuan ndërsa opinionistët u çartën. Në Bularat u rishfaqën nacionalizmat e egra antishqiptare. Ura lidhëse midis “shqiptarëve historik” dhe “ardhacakëve minoritar” u kris.  Qeveria e shtetit helen u përpoq ta minimizonte ngjarjen duke e paraqitur atë si “organizim i një ceremonie mortore”! Bëhet pyetja: A ishte vrasja e “homogjenit” Kostandin Kacifas, më 28 tetor 2018, një ngjarje e rastit apo ishte një ngjarje e organizuar nga ekstremistët vorioepirotë? Mendoj se ishte një ngjarje e organizuar më së miri dhe kjo u provua në ditën e varrimit nga pjesëmarrja e një numri të madh njerëzish të ardhur nga Athina dhe Selaniku, të cilët manifestuan në një kor mortor qëllimet e tyre aneksioniste dhe antishqiptare. Pavarësisht këtij konkluzioni, duke dëshiruar përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare, le t’i japim hapësirë qëndrimit të qeverisë greke për ta minimizuar ngjarjen. Bëhet pyetja: Si do të ngjitet krisja e “urës lidhëse” të Bularatit?

Ka vetëm një shpresë dhe ky është respekti reciprok midis të dy popujve, qeverive dhe shteteve përkatëse. Në të kundërtën, lejimi i gjallërimit të strukturave nacionaliste grekomane, vorioepirote dhe i skalioneve fashiste që synojnë realizimin e pretendimeve aneksioniste ndaj territoreve shqiptare, financimin e strukturave antishqiptare dhe të “ortodoksëve mjeranë” për tu deklaruar grek, pa dyshim që do të sjellë krisje të tjera dhe do t’i mbështjellë me plasaritje bisedimet dhe marrëveshjet e fshehta shqiptaro-greke.  Versioni im mbështetet në thelbin e bisedimeve greko-shqiptare, të kushtëzuara nga pretendimet hap pas hapi të kërkuara nga pala greke dhe nga lëshimet e diplomacisë shqiptare. Lidhur me çështjen shqiptare, nacionalistët, kisha, strukturat shtetërore dhe qeveria greke janë të bashkuar, ndërsa e kundërta ndodh me shqiptarët, të cilët janë të përçarë nga përkatësia krahinore, fetare dhe ideore.  A, është i vërtetë ky konkluzion ? Mendoj se po. Duhet të jemi realist dhe të pranojmë të mirat dhe të këqijat që shoqëruan pushtetet politike në Shqipëri nga viti 1912 deri në ditët e sotme, prandaj po sjell në vëmendjen e lexuesit, platformën shtetformuese të Rilindjes Kombëtare Shqiptare “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Duke anashkaluar këtë platformë qeveritë shqiptare kanë notuar dhe do të notojnë në “detin plot me tallaze” dhe shteti shqiptar do të jetë i dobët. Kjo dobësi u paraqit tepër mjerane në ngjarjen e Bularatit në ceremoninë e varrimit të homogjenit Kostandin Kacifas. Homogjeni greko-shqiptar lindur në Shqipëri në fshatin Bularat të Gjirokastrës, u varros si hero nga nacionalistët grekoman e vorioepirot që hidhnin parulla ekstremiste antishqiptare, në prani të deputetëve të parlamentit shqiptar që përfaqësojnë të ashtuquajturin “minoritet grek” në trojet shqiptare.  Dihet, se urrejtja midis llojit është më konfliktuale dhe më barbare se midis specieve të ndryshme. Kjo ka ndodhur historikisht midis shqiptarëve të ndershëm dhe “shqiptarëve me gjak të shprishur të deklaruar grek, vlleh, shkje  etj”. Bëhet pyetja: Kush janë minoritarët dhe kur u vendosën në trojet arbërore? Historikisht, “popullsitë greke” erdhën në Epir gjatë sundimit të Perandorisë Osmane dhe u vendosën në Dropull gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Pas krijimit të shtetit shqiptar e në vazhdim, nacionalistët grekë për të realizuar pretendimet e tyre territoriale kanë shfrytëzuar dhe po shfrytëzojnë praninë e “minoritetit grek” në tokën shqiptare. Ndërtimi i varrezave të ushtarëve grek të rënë në luftën italo-greke, brenda territorit shqiptar në fshatin Bularat, ishte një avancim stimulues për ringjalljen e nacionalizmave dhe shpalljen e Bularatit tokë greke. Ndoshta ky ishte synimi i organizimit të festimeve të datës 28 tetor ku u vra Kostandin Kacifas dhe i organizimit të ceremonisë mortore të varrimit të të ndjerit minoritar.

Minoritetet konsiderohen “ura bashkimi midis popujve”. Bëhet pyetja: Minoriteti grek në Shqipëri e ka këtë mision, apo shërben për ndarjen dhe armiqësinë midis popullit shqiptar e atij grek ? Ndoshta financimet e fshehta të administratës helene për shpërblimin e krerëve të minoritetit dhe dhënien e pensioneve apo pagesave të ndryshme për popullsinë minoritare, kanë stimuluar distancimin e tyre dhe armiqësinë ndaj popullit shqiptar. Qeveria shqiptare duhet të nxjerr mësimet e duhura nga ngjarja e Bularatit dhe strukturat shtetërore të angazhohen seriozisht për të parandaluar cenimin e sovranitetit të shtetit shqiptar dhe zhvillimin e shfaqjeve antishqiptare. Ngjarja e ndodhur në Bularat ka çuditur të gjithë shqiptarët, të cilët u ndjenë të poshtëruar dhe të mposhtur nga hordhitë vorioepirote. Është koha që opinionistët, analistët dhe politologët që kanë 28 vite që mbrojnë teoritë e tyre mbi organizimin e shtetit shqiptar, çrrënjosjen e kulteve dhe anashkalimin e nacionalizmave, të shprehen hapur lidhur me “kultet e grekomanëve dhe nacionalizmat e vorioepirotëve”. Bëhet pyetja: A duhet të kemi busull orientuese Skënderbeun, Rilindësit dhe Ismail Qemalin, apo do të zhytemi në terrin antikombëtar që na qëndisin “tipat kozmopolitë” ?  Mendoj se idetë e hedhura në panelet e organizuara nga studiot e televizioneve kombëtare shqiptare, janë të dëmshme dhe sjellin çoroditje kombëtare, prandaj “personat kozmopolitë” duhet t’i  “përjashtojmë nga udhërrëfyesit”. Shqiptarët duhet të ndriçohen vetëm nga ylli i Skënderbeut dhe i Rilindësve. Dihet, që diplomacia greke udhëhiqet nga strategjia e saj për dominimin e Ballkanit dhe identifikimin e Greqisë me Bizantin. Për t’ia mbërritur këtij pikësynimi ideologët e kësaj platforme, janë në kërkim të heronjve imagjinarë, duke manipuluar historinë dhe përvetësuar heronjtë pellazgo-iliro-arbërore-shqiptar. Bëhet pyetja: Kostandin Kacifas është shqiptar apo është grek? Po t’i referohemi Portës së Lartë, Patrikanës së Kostandinopojës dhe historianit arvanitas Aristidh Kola, na rezulton të jetë shqiptar. Po Eleni Theohari kujt kombësie i përket?  Po t’i referohemi patriotit shqiptar me origjinë nga qyteti kala i Beratit, at Jorgji Theohari (prifti i kishës “Shën Gjergji” në Tiranë), mund të besojmë që jemi brenda llojit. Gjeneza e popujve përcaktohet nga struktura antropologjike e tyre. Studimet shkencore antropologjike, arkeologjike e historike kanë vërtetuar se shqiptarët janë në vijimësinë pellazgo-iliro-arbërore dhe janë banorët e parë në gadishullin ballkanik, e si rrjedhojë ata janë autoktonë në trojet ku banojnë edhe sot. Kjo tezë, hedh poshtë pretendimet e nacionalistëve grekë dhe silogjeve vorioepirote për aneksimin e territoreve shqiptare nga shteti grek. Qeveritë shqiptare që erdhën në pushet pas vitit 1990, për interesat e tyre sunduese sajuan “pakica kombëtare” duke u mburrur se janë “ura lidhëse e miqësie” midis kombeve. Bëhet pyetja: A ekzistojnë pakica kombëtare në Shqipëri dhe a janë ato urra lidhëse e miqësie?  Mendoj se kjo pyetje kërkon vëmendje dhe një studim të thellë shkencor, pasi individ, grupime fisnore, krahinore dhe fetare për interesa ekonomike, punësimi dhe karriere politike e shkencore po largohen nga identiteti shqiptar dhe po deklarohen grek, vlleh, serb, bullgar e maqedonas.

Ndoshta ky është fenomen shqiptar i shfaqur edhe më parë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.  Sidoqoftë shqiptarët nuk u shfarosën dhe nuk u shuan, por si ai bari i lëndinës  rilindën dhe u shtuan. Kështu do të ndodhë përsëri, pavarësisht nga qëndrimet e gabuara të politikanëve të sotëm dhe nga programet ekonomike shtrënguese të qeverisë Rama. Koha na thërret të ndërgjegjësohemi. Të ngrihemi në këmbë për të mbrojtur interesat kombëtare në radhë të parë dhe ngushtësisht me to edhe interesat vetjake. Ngjarja e Bularatit është pasoja e politikave të gabuara nga qeveritë shqiptare lidhur me trajtimin e minoriteteve dhe të popullit shqiptar. Me ligjin 7501, qeveria shqiptare tokën arbërore të mbetur brenda kufijve të shtetit të cunguar shqiptar ua dhuroi “minoritarëve grek”. Ndërsa qeveria greke nuk lejon kthimin në trojet e veta të popullsisë shqiptare çame. Politika diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare dhe favorizuese ndaj pakicave kombëtare është në themelin e asimilimit dhe të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.