Xhaferri: Aksioni opozitar, nis efekti domino nga Parlamenti deri në skajet më të largëta të vendit!

64
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Aksioni opozitar i nisur në 19 Tetor në Parlament po hyn në një tjetër fazë, pasi pesha e aksionit dhe rezistencës nuk do të jetë vetëm e deputetëve, por edhe e të gjithë strukturave drejtuese të opozitës dhe popullit opozitar, që na imponon të jemi në lartësinë e pritshmërive të tyre.

Kjo është një betejë për shqiptarët, pasi opozita po kërkon një të drejtë legjitime, rikthimin e llogaridhënies në Parlament dhe institucionet shtetërore, që duhet të bëjnë transparencë se si menaxhohen paratë tonë.

Janë miliona euro që vidhen çdo ditë nga buxheti i shtetit, dhe për këtë dikush do duhet të përgjigjet para shqiptarëve dhe para ligjit.

Opozita është e bashkuar për të ndryshuar këtë panoramë, ku Parlamenti dhe institucionet janë kthyer si seksione të Partisë Socialiste.

Rrethanat na e imponojmë të mos nënshtrohemi, pasi ajo që rrezikojmë të humbim nëse dorëzohemi është shumë e madhe, për secilin prej nesh dhe për Shqipërinë!