‘Sikur gjithë opozitën ta burgosni, prapë s’e justifikoni super-hajninë’

56
Sigal

Nga Ylli Manjani

D.m.th që kur thonë që “duhen arrestime edhe nga opozita për balancë”, është e qartë sa i korruptuar është mendimi. Sa e ligë është ideja.

Pra duhen arrestime politike “për balancë”, jo për drejtësi. Dhe janë analistë të pavarur fare…!

Me plot kulturë juridike e demokratike gjithashtu…!

Pastaj e vijojnë budallallëkun, meqë nuk gjejnë dot për të arrestuar politikanët, iu turren familjarëve të tyre. Kot, po kot fare. Pa asnjë lidhje logjike. Me faktet jo e jo.

Thjesht inat e mllef. Natyrisht i diktuar nga spin-propaganda e pushtetit absolut.

Ej, bëhuni burra e çojeni logjikën e dhjerë deri në fund!

Thoni ore e duam në burg Sali Berishën që të kënaqemi politikisht e kolektivisht! Thoni që e duam në burg edhe Ilir Metën e të mos pipëtijë opozitë në këtë vend për ca vite.

Thoni ore që i duam në burg për politikë dhe mblidhuni pastaj e masturboni nga qejfi aty te kryeministria.

Jepni urdhër drejtësisë e ta bëjë që të heqim çdo iluzion që ky vend ka drejtësi jo politike.

Mos hajdeni vërdallë me familjarët e udhëheqësve. Rrini përballë atyre vetë burrnisht!

Legenë!

Veç mos harroni!

Edhe sikur të gjithë opozitën ta burgosni, prapë nuk do ta justifikoni dot super hajninë e pushtetit absolut.

Sado politike të jetë drejtësia, prap hajna më të mëdhenj se këta që mbroni nuk ka.