Shemsi Prençi: 40% e qeverisë e përfshirë në aferën e inceneratorëve

157
Sigal

Shemsi Prençi thotë se Arben Ahmetaj është i përkëdhelur i SPAK-ut pasi sipas tij veçimi i ish-zëvendës kryeministrit nga çështja e inceneratorëve i jep atij rrethana lehtësuese. Prençi tha se Ahmetaj nëse nuk është komandanti i aferës korruptive të inceneratorëve, është i treti në radhë ndaj ai duhet të gjykohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Më tej ai deklaron se inceneratorët janë një kafshatë e madhe, e cila nuk mund të bëhet pa dijeninë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Sekretarit të Përgjithshëm. “Ata që e kanë ideuar si një grup i strukturuar kriminal janë të paktën 40% e qeverisë, sepse inceneratorët prekin shumë fusha.”-thotë ai.

“Mua më duket se është i përkëdheluri i SPAK-ut. Fakti që renditet shpërdorimi i detyrës, që është minimumi jetik, asistenca sociale në drejtësi, është vepra që nuk duhet të përmendet te ministrat. Çështjen e inceneratorëve e ka bërë një qeveri se ka shumë të implikuar, hetimi më vete i Arben Ahmetaj është përkëdhelje.

Arben Ahmetaj në mos i dyti është i treti. Mendoj se Inceneratorët janë një kafshatë e madhe e cila nuk mund të bëhet pa dijeninë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Sekretarit të Përgjithshëm. Ata që e kanë ideuar si një grup i strukturuar kriminal janë të paktën 40% e qeverisë, sepse inceneratorët prekin shumë fusha.

Fakti që ai veçohet e konsideroj favorizim, në mos komandanti ai duhet të jetë i treti në këtë vepër, por kur një vepër penale e bën një person i vetëm ka rrethana lehtësuese. Opinioni publik ka pritur të hetohet si tigër, por tigri ka përfunduar në rezervat”– tha Prençi.