Protestat për Teatrin/ Artan Fuga: Mjaft me rezistenca trup më trup që mbarojnë si shashka, tani luftëra dhe beteja emancipuese

284
Sigal

Akademiku dhe Profesori Artan Fuga është kundër protestave të dhunshme dhe trup më trup si ato të fundit tek Teatri Kombëtar pasi thotë se do të mbarojnë bashkë me rezistencën.

Fuga tashmë thotë se duhen luftëra dhe beteja emancipuese për të zgjedhur përfaqësuesit e duhur politikë, pasi sipas tij pa to nuk mund të ngrihen themelet e vërtetë të kulturës e artit.

Sipas profesorit e gjitha lidhet me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit, pa të arti dhe kultura nuk mund të çlirohet nga politika.

POSTIMI:

Nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kultrore, artistike, mediatike publike, (teatri, opera, ansambli, radiotelevizioni, muzetë, institucionet shkencore, INSTAT, etj.) duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre, pra duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë,

edhe rrezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi vetë teatri!

Madje do të shkojë për lesh edhe inteligjencia krijuese artistike duke mbushur radhët e të papunëve, të pijetoreve, ose të emigrantëve.

Ca duhet të lënë patetizmat uluritëse, autizmin, vetëlegjitimimin, u duket se janë mesi dhe vetëm ata janë heronjtë, duke e lënë rehat procesin e emancipimit politik, ose të kontribuojnë si ushtarë modestë për të!

Teatri u shemb. Krimi u bë. Rrezistenca fatkeqësisht dështoi. Tani luftra dhe beteja emancipuese ka nevojë të ndërmerren.

Mjaft me kundrasense, edhe do e mbrojmë trup më trup e gjak më gjak teatrin, edhe pse na ushtruan dhunë! Se hytë në një betejë trupash që dihej se e humlbnit në sekondë!
Dhunë sepse jemi pa të drejta qytetare, se nuk kemi shtet ligjor, sepse nuk kemi legjitimitet si qytetarë pa statuse juridike. Pa këto do të na rrahin e do të na shkepin madje!

Cfarë ekspertësh doni! Pse pak ekspertë shërbëtorë ka? Cfarë gjykate kushtetuese doni? Gjykata kushtetuese është me shumicë nga partia në pushtet! Cfarë kërkoni nga populli, të bëhet guerrilas profesionist???

Lëreni mo qytetarin rehat. Ai rreziston mijra herë më mirë sesa ne në format e tij, por ne na duket se rrezistenca jemi ne, sikurse i duket atij se shteti është ai! Cfarë simetrie e çmendur! Vajte ti te minatorët, po te studentët, po te naftëtarët, po te pedagogët, po te astiriasit – veçse për të larë gojën -, përse do të vinë ata te ne, cfarë legjitimiteti kemi më shumë ne sesa ata që nënshkruan peticionin e qelbur të shkatërrimit të teatrit – dhe tani thonë se nuk e kemi nënshkruar – (shërbëtorë të ndyrë të selinizuar).

Mjaft me rrezistencat trup më trup rrugëve që mbarojnë si shashka!

Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të cliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim veten