EMRAT/ Protestuan për Teatrin Kombëtar, policia procedon disa artistë

363
Sigal

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht disa artistë, pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Uniformat blu raportojnë se kanë nisur procedimin për artisët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Arkimed Lushaj (Stresi).

Sipas policisë, këta artistë kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme, duke kundërshtuar punonjësit e rendit publik, prishur qetësinë publike dhe penguar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Më herët, efektivët arrestuan edhe Arben Qyranin, sepse sipas tyre, ka hedhur sende e lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar jetën personave të pranishëm.