Prof. Përparim Kabo: Përtej heshtjes…

1647
Sigal

Nëse dikush, cilido qoftë Ai, shprehet se Shqipëria nuk është gati për në Bashkimin Evropian, është me rëndësi ta dëgjosh dhe ta analizosh argumentimin e tij. Prej dy tre ditësh po marrim vesh nga mediat, se kryeministri i sapo zgjedhur në Republikën e Greqisë zoti Micotaqis është deklaruar se vendi tij do jetë kundër hapjes së negociatave sepse sipas tij Shqipëria ka probleme me pakicën kombëtare greke. Madje ai shkon më tej kur thotë se këtë ja ka bërë të ditur edhe Presidentit Francez Macron edhe Kancelares Gjermane Merkel, por edhe drejtuesve të lartë të mbretërisë Holandeze. Unë prita se mos dëgjoja ndonjë reagim zyrtar por s’më zuri vesh gjëkundi. Ndaj jo për zotin Micotaqis as për kancelaritë e huaja por për opinionin këtu brenda vendit po shpreh mendimin tim…Më bën përshtypje se si pa e ngrohur mirë kolltukun e kreut të qeverisë zoti Micotaqis identifikojë këtë gjendje dhe me njëherë pa komunikuar në kanalet zyrtare me homologun e tij në Tiranë, u hodh jashtë vendit të tij direkt në Evropë. Çfarë ka ndodhur nga koha kur ishte tjetër kush kryeministër në Greqi; që e paska vënë re me kaq shqetësim dhe ngre zërin stop: :Shqipëria jo në BE:, që se paskemi parë ne të tjerët?! Këtu brenda nesh, është këshilli i Evropës dhe OSCE rezidente dhe s’kanë parë një gjë të tillë. Në Shqipëri, se paskan parë këtë gjendje alarmante as ambasadat e Gjermanisë, Francës dhe Holandës, Italisë, Spanjës, Austrisë, Hungarisë dhe SHBA-s? A mos vallë ato nuk interesohen për respektimin e të drejtave të pakicave si pjesë e lirive dhe të drejtave të njeriut? Tani po sqaroj diçka më shumë rëndësi. Dokumenti bazë për pakicat kombëtare dhe ato etnokulturore është “Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Pakicat.” Republika e Shqipërisë e ka nënshkruar këtë konventë dhe e zbaton në terren. Republika e Greqisë nuk e ka nënshkruar këtë konventë sepse nuk pranon pakica në vendin e saj. Është e drejta e saj që mos e nënshkruaj, por nëse bën akuza sulme apo insinuata për këtë çështje kaq të ndjeshme; duhet të ketë referenca. Ku bazohet? Cili parim i kësaj Konvente është shkelur në Shqipëri? Parimi parë janë zonat e pakicave që njihen ato zona ndërkufitare kur për arsye historike pakicat kombëtare kanë mbetur jashtë territorit të atdheut dhe janë një shumicë demografike në atë territor që është pjesë e atij vendi ku autoktonët janë shumica e popullsisë. Kjo zonë që mos prishi këtë raport demografik nuk lejohet që për arsye administrative apo ekonomike të përçudnohet, sepse kështu pakica kombëtare së paku në zgjedhjet lokale nuk privohen nga mundësia e përfaqësimit. Një tjetër parim është mosprekja e pronës. Minoriteti grek në Shqipëri me ligjin 7501 është bërë pronar toke, kur dihet se ato toka ishin me pronarë shqiptarë, ata ishin familjet e pasura të Gjirokastrës. Ushtrimi i besimit fetar. Askush nuk është penguar ta ushtrojë besimin në gjuhën amtare, atë greke. Mësimi në gjuhën amtare, askush nuk është penguar, ka shkolla në gjuhën greke në zonën e minoritetit, ka madje dhe atje ku nuk duhej si në Korçë dhe gjetiu, madje dhe në Tiranë ka shkollë greke të ulët dhe të mesme. Në zonat e minoritetit duhet të ketë toponime urbane në dy gjuhë…ato janë kudo. Askush nuk është penguar të mari informacion në gjuhën amtare ose të komunikojë me institucionet që zbatojnë gjuhën zyrtare pra shqipen edhe duke folur greqisht….Po të dojë ndonjë deputet që pretendon se përfaqëson minoritetin grek edhe ai ose ajo mund të flasë greqisht në Parlament askush nuk e pengon…Atëhere ku e gjen shqetësimin zoti Micotaqis, ku?!…Nëse ka incidente me sfonde të tilla kur dikush me armë kërcënon rendin, asgjësimi tij është normal kudo në Evropë. Edhe nëse ka tejkalim të kompetencave nga policia, kjo sjellje nuk është politika zyrtare. Një sqarim. “Konventa Kuadër” shpjegon se në asnjë rast nuk ka të drejta të pakicave që bien ndesh me të drejtat legjitime të qytetarëve që janë shumica e autoktone. Nuk lejohet cenimi i integritetit dhe tërësisë territorial të autoktonëve. Nëse dikush mendon se zonat ku jeton pakica greke është territor grek ky është një gabim i rëndë. As historikisht e as gjeopolitikisht ky me demek argument nuk qëndron. Shqipëria është vendi NATO s dhe s’ka probleme kufijsh me Greqinë…madje ka falur aq shumë territore sa na dhemb shpirti…Çamërinë deri në Parga i kemi jashtë trungut…por kjo nuk do të thotë se ne harrojmë. Është republika e Greqisë që ende mban ligjin e luftës edhe 75 vite pas mbarimit të Luftës…dhe deklarimit të Shqipërisë si aleate e fituesve të saj USA UK URSS. Donit varret e ushtarëve ua dhamë të drejtën…kërkuat dhe gjetët por edhe nakatosët eshtra. Nëse doni që të tolerojmë edhe me Marrëveshjen për Detin dhe i bini si nga ana tjetër e botës,duke sajuar argumentin se nuk respektohet pakica greke, kjo nuk shkon. Republika e Shqipërisë ka hartuar një Ligj për Pakicat, madje një ligj servil me gabime teorike, sepse ka pranuar pakicat edhe në hapësira që nuk njihen si zona të pakicave ….një veprim që unë e kam atakuar që para se ligji të miratohej në Parlament…Tani unë pyes …

Ku e sheh zoti Micotaqis shkeljen e të drejtave të pakicës greke? Nëse kjo pakicë rritet demografikisht se shumë të pacipë vetëshpallen si grekë dhe marrin ato pensionet e paligjshme pa punuar as edhe një ditë në Republikën e Greqisë, kjo është çështja që duhet sqaruar…

Zoti Micotaqis…rruga europaine e Shqipërisë nuk nis sot e as mbyllet dot nga Ju….

Ajo është e hershme ajo është rrugë…që nis që nga koha kur ai vendi që ju jetoni sot quhej Pellazgji…

Po qe se je europianist abrogo Ligjin e Luftës me Shqipërinë, vizito vendin tonë dhe deklaro, se je pro hapjes së negociatave, vizito Kosovën dhe njihe shtetin e Kosovës, kjo është historia e re. Ajo që po kërkon të rindezësh është historia e vjetër, e mbyllur dhe me jo pak përgjegjësi historike nga vendi juaj…! …