Vranësira dhe reshje shiu, moti për çdo qytet

587
Sigal

Moti sot do të jetë i paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije do të ketë vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Në mënyrë lokale reshjet në formën e stuhive dhe rrebesheve do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë lokale e përkohshme.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det. Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    18/25 Re shi/diell

Kukës    17/25 Re shi/diell

Lezhë    18/27 Re shi/diell

Dibër    15/26 Re shi/diell

Durrës    19/28 Re shi/diell

Tiranë    21/27 Re shi/diell

Elbasan    19/27 Re shi/diell

Berat    17/26 Re shi/diell

Vlorë    20/25 Re shi/diell

Korçë    15/24 Re shi/diell

Gjirokastër    17/30 Re shi/diell

Sarandë    19/29 Re shi/diell.