Futja e kokës si struci nuk e mbulon dot skandalin e Ramashtagut!

633
Sigal

Nga Dritan Kaba

FUTJA E KOKËS SI STRUCI NUK E MBULON DOT SKANDALIN E RAMASHTAGUT!
Gazetat sot ishin më të interesuara, nga konferenca e shtypit e Presidentit Meta, për dekoratën për Edin, se për destabilitetin e vendit dhe aktet e terrorit që po u përgatisnin gjatë protestave të opozitës, nga grupe që kërkojnë destabilitetin e vendit si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Kjo deklaratë duhej të shqetësonte këdo, por mediat me aftësinë e zhdukjes së faktit, njësoj si një David Koperfild e zhdukën para syve të publikut këtë fakt sot. Ato me ndonjë përjashtim, gazeta “55”, nuk e vendosën fare si lajm.
Këtë mund ta shpjegoj kështu:
Rasti i parë: Qeni leh aty ku ha.
Ky është rasti më pak i dëmshëm edhe më i mirë.
Rasti i dytë: Paaftësi e thellë profesionale për të kapur lajmin për të cilin publiku duhet të jetë i informuar.
Ky do ishte realisht i padëmshëm fare po të ndodhte në një gazetë, por kur kjo është e përhapur atë herë kjo mundësi bie.
Rasti i tretë: Përpjekje e organizuar për të fshehur të vërtetën duke e anashkaluar me tituj që nuk thonë asgjë nga thelbi i konferencës për shtyp të Presidentit. Përpjekje për fshehjen e fakteve skandaloze, publikut shqiptar.
Të them të vërtetën, por shumë e hidhur, kjo është më afër reales.
Shmangia e së vërtetës në grup, televizione edhe gazeta është bërë e komanduar nga një dorë, që gjithkush e kupton kush është. Kjo përpjekje është bërë pikërisht nga ai që i djeg më shumë edhe që i ka të gjitha mundësitë për të ndikuar në mënyrë vendimtare tek mediat tradicionale.
Fshehja e së vërtetës u bë në të njëjtën mënyrë, ashtu si edhe fshehja e deklaratës së Presidentit Meta, para komisionit hetimor te gjysma gjelave në selinë e Kuvendit, për një Reichstag shqiptar. Ose ndryshe për një Ramashtag.
Këto “manovra” boshe mediatike as nuk e zvogëlojnë dhe as nuk e mpakin qëndrimin prej dinjitari edhe burri shteti të Presidentit Meta.
Përpjekjet janë sa të kota, aq edhe të turpshme. Mediat tradicionale nuk kanë më asnjë pikë vërtetësie dhe paanshmërie. Ato janë kthyer në makineri lavazhi truri në shërbim të Rilindjes.
Pronarët e tyre i shkojnë shprehjes: Turpi me bukë hahet, dhe i fusim edhe një gotë verë mbrapa dhe ca “llogari” me Edin edhe kalon.
Futja e kokës në rërë si struci, nuk mund ta mbulojë të vërtetën e Ramashtagut.