Prof. Enver Bytyçi: Opozita, nuk duhet të ndikohet nga mendimi i ambasadorëve, për denoncimin e manipulimit të vjedhjeve

222
*
Sigal

/Gazeta TELEGRAF 

Parmbrëmë ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dha një intervistë në mediet tona. Asnjë surprizë! Ajo thjesht përsëriti mbështetjen e saj të plotë për arrogancën, arbirtrarizimin dhe sundimin absolut të Edi Ramës në Shqipëri. Opozita ishte fajtore për gjithçka në sytë e zonjës Kim. Madje shkoi deri atje sa të thoshte se “Eshtë e drejtë e parlamentit që të bënte ndryshimet kushtetuese”! Edhe pse ato ndryshime u bënë brenda natës për ta shkatërruar procesin zgjedhor të 25 prillit! Nga diskursi i zonjës Kim, kuptova se ajo e ka porositur zotin Basha të bashkëqeverisë me Edi Ramën. “Është e drejtë e partive”! “Është e drejtë e partive”! “Është e drejtë e partive”! Përsëriti ajo në çdo rast që pyetej për këtë çeshtje ose të përafërt me këtë. Por unë kam mendimin se politika shqiptare, sidomos opozita, nuk duhet të ndikohet nga mendimi i asnjë ambasadori.

“Unë kam mendimin se politika shqiptare, sidomos opozita, nuk duhet të ndikohet nga mendimi i asnjë ambasadori”

Zonja Kim e tha hapur: Ajo shpreh interesin e shefave të saj. Por a është interesi i opozitës shqiptare të veprojë në çdo hap sipas pikëpamjeve të dikujt tjetër, për pasojë sipas interesit të arrogantit të paskrupullt, Edi Rama?!  Dëgjojeni zonjën Kim! Bisedoni me të ! Respektojeni, sepse është përfaqësuese e SHBA-ve! Madje kërkoni sugjerimet e saj! Por në fund merrini vendimet sipas vullnetit të atyre që ju mbajnë në krye të opozitës! Madje llogarisni edhe të përballoni presione jo legjitime, jo diplomatike, jo legale, jo normale edhe të aleatëve dhe miqve të vendit tonë, kur është fjala për të respektuar dhe garantuar demokracinë në vend dhe kur duhet të luftohet ndaj bandave dhe kriminalitetit në Shqipëri. Aleatët tanë janë miq dhe aleatë edhe kur kundërshtohen në rastet e politikave të brendshme. Ndërkaq ata nuk mund të mos respektohen në bashkëpunimet strategjike!