Prof. Dr. Jorgo Dhrami: A duhej shembur Teatri Kombëtar?

1185
Sigal

A  DUHEJ   SHEMBUR  TEATRI  KOMBËTAR ?

Prof. As. Dr. Jorgo DHRAMI

I nderuar Z. Kryeministër !.

Nisur nga rëndësia e veçantë që paraqet problemi i marrë në trajtim, si dhe nga fakti që juristi duhet të flasë i fundit ose nga personat më të fundit, çmova t’ju drjetohem me anë të këtij shkrimi të hapur. Së pari, dua t’ju them se motivi nga i cili u nisa, është thjesht personal dhe absolutisht i pa kondicionuar nga askush tjetër. Besoj se kam të drejtë të shpreh në mënyrë të hapur mendimet e mia mbi mendimin dhe qëndrimin Tuaj mbi shkëtërrimin e objektit  të Teatrit Kombëtar  të ndodhur në qendër të Tiranës, e në qendër të Atdheut tone, Shqipëri. I përmend këto, për  të “hapur”  rrugën time për të folur hapur dhe pa dorashka.

I nderuar Z. K/ ministër ! Prishja apo shkëtërrimi  i Teatrit Kombëtar i dirigjuar nga Ju, dhe ekzekutuar nga amvisat tuaja, është njolla më e zezë në historinë e artit dhe kulturës shqiptare. Atë, nuk e shembi as Krimineli më i madh i të gjitha kohërave, Hitleri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Keni gabuar jo rëndë, por shumë rëndë! Teatri Kombëtar, siç me shumë të drejtë konceptohet nga ish Kryeministri në detyrë, në Kosovë, Z. Albin KURTI,  nuk i përkiste vetëm Shqipërisë  që “ administrohet” nga ana Juaj, por gjithë shqiptarëve, kudo që punojnë e jetojnë në të gjithë Botën.  Pra, Ju, të drejtën e gjithë shqiptarëve, e keni privatizuar padrejtësisht. Në këtë mënyrë, ju keni marrë një vendim të paligjshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kjo, nuk mund të justifikohet me çfarëdo arsyetimi, pasi të gjitha provat e vërtetojnë këtë. Ndërkohë, nuk mund të mos përmend faktin që, origjina e Juaj si nip nga Himara apo Mirdita qoftë, dy krahina këto, që kanë luftuar  për të drejtën me armë në dorë kundër pushtimit Otoman, brezat tanë  të mëparshëm  na  kanë edukuar ne,  fëmijët e tyre,  që  për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën, të luftojmë  duke moskursyer as jetën tonë kur e lyp nevoja e vendit. E thënë ndryshe, kjo, Ju, i nderuar Z. K/ ministër, edhe në këtë drejtim keni gabuar rëndë. Keni shkelur trashëgiminë e brezave! Vlera e Teatrit Kombëtar, ka qenë dhe është shumë dimensionale. Sado kohë të kalojë nga shkatërrimi i tij, koha do ta ritë më tej vlerën e madhe kombëtare të tij.  Jeni i ri në moshë akoma dhe nëse  prishja e Teatrit ka qënë vlerësim i gabuar nga ana Juaj, shpejt do të bëheni pishman. Në rast se nuk ndodhemi para vlerësimit të gabuar, por për shkaqe interesi, sikundër dëshmohet nga shumë  “stacione”, atëhere, do të jeni përgjegjës para historisë. Historia nuk të fal. Shembja apo shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është kryer sikur Shqipëria ndodhej në gjendje lufte, dhe jo para një situate paqësore. Kryerja e shembjes natën, në orët  e herëshme të mëngjesit, kur njerëzit po flinin, tregon planin e parapërgatitur  me qetësi e përpikmëri,  për të krijuar siguri në realizimin e këtij krimi  makabër. Mirëpo, kjo siguri, megjithëatë, ka qënë e pa sigurtë nga ana Juaj. Dhe që ajo të triumfonte, duhej që prishësit e saj të ishin  të armatosur për çdo eventualitet. Në këtë mënyrë, artistët që ishin mbojtës të teatrit fizikisht,  jo vetëm që u gjendën përpara  përdorimit të dhunës nga forca policore, por ata, më falni për shprehjen, u kapën “për prapanice” dhe u flakën jashtë, si një leckë. Mirëpo, jo të gjithë artistët, u nxorrën jashtë objektit, për t’u shembur, pasi një pjesë e tyre nuk patën kohë dhe mundësi për të dalë jashtë. Por, forca dhunuese e shtetit, nuk donte t’ja dinte nëse kishte, apo nuk kishte persona të tjerë n’atë objekt. Ata, filluan shembjen e objektit  pa u shqetësuar nga ky fakt, mjafton të realizohej shkatërrimi i teatrit kombëtar. Ky veprim nuk është vetëm makabër, por edhe ruajna o Zot!  Dhe përse, për një  mosvlerësim  të  drejtë! Bëra shkurtimisht renditjen e mënyrës së realizimit  të veprimeve kriminale në shembjen e objektit të teatrit  kombëtar, për lexuesin,  pasi vepruesit e mësipërm, faktet dhe ndodhinë  e fakteve e dinë më mirë se unë, apo personat e tjerë, që fatmirësisht i shpëtuan vdekjes.

Zoti Kryeministër!

Duke u ndodhur përpara këtyre fakteve tronditëse, si dhe mundësisë së ardhjes së pasojave në të ardhmen, ndërkohë  Juve, si nip i krahinës së Himarës, nga e cila unë jam autokton i saj, do të këshilloja që nga ana juaj, për veprimet e mëpasme, të tregohet kujdes e maturi për të ardhmen. Është më e ndershme dhe  bashkëkohore  hedhja poshtë e pretendimeve të kota dhe të padrejta, për të mbuluar  veprimet shtazarake. Është  imperative një gjykim i Ri nga ana juaj.  Nuk flas për njerëz të tillë, si bie fjala për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, që është ekzekutori  i  shembjes së teartrit kombëtar dhe, i veprimeve të tjera, siç cilësohet nga shtypi, me karakter korruptues. Reflektimi i drejtë, në çdo kohë dhe për çdo person qoftë ai, është kurues. Me këtë dua të them se,  duhet ta hiqni mundësinë e rindërtimit  të Teatrit  Kombëtar  në  një vend tjetër dhe, jo aty ku ka qenë i  “pashaportizuar” për mbi 80- vjet. Ndërkohë, jo të ndërtohet nga shteti, por nga ata që kanë deklaruar botërisht, (organizma të huaja dashamirëse ), ndërtimin e tij, gratis. Besoj se këshillat dhe të vërtetat  e sipërpërmendura, do të kuptohen drejt nga ana juaj. Kjo, edhe për faktin se “Orteku”  i pakënaqësisë së popullit, nga dita në ditë, bëhet akoma më i madh!

Me sinqeritet