Takimet në Vorë/ Basha: Abuzuesit nuk do t’i gëzojnë paratë, do të shkojnë në burg

42

Kreu i PD, Lulzim Basha, pas takimeve në Vorë ka paralajmëruar se pandëshkueshmërisë do t’i vijë fundi kurse abuzuesit do të përgjigjen para ligjit dhe do të shkojnë në burg. Basha shprehet se, abuzuesit nuk do t’i gëzojnë paratë dhe shqiptarëve do t’u kthehet çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit. Ai shton se, bashkë me shqiptarët do të jenë për një qeveri normale e cila do të ulë taksat për bizneset dhe do të mbështesë fermerët e Vorës dhe gjithë Shqipërisë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Sot në Vorë u takova me qytetarë, sipërmarrës të vegjël dhe fermerë, që vuajnë ditë për ditë pasojat e krizës ekonomike, problemet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit dhe mbyllja për shkak të COVID-19. Varfëria është ulur këmbëkryq në Vorë, ndërsa bizneset e vogla po falimentojnë nga rënia e fuqisë blerëse dhe taksat e larta. Fermerët e Vorës si në gjithë Shqipërinë vuajnë pasojat e çmimeve të rritura te naftës, dritave, plehrave kimike e farërave. Kostoja e punës u rritet vazhdimisht, ndërsa shitja e prodhimeve ka rënë edhe për shkak të pamundësisë së qytetarëve për të blerë këto produkte. Fermerët më thanë se kanë pësuar miliona lekë humbje nga mbyllja për shkak të koronavirusit, pasi produktet e tyre kalben për mungesë tregu. Ndërkohë që Vora si e gjithë Shqipëria, është zhytur në krizë të thellë, RAMAVIRŪSI vazhdon të çojë paratë e taksave të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me qeveritarët. Vetëm dje, me një firmë, i dhanë 500 mijë euro nga lekët e shqiptarëve klientëve të tyre të inceneratorëve, ndërsa shqiptarët po varfërohen çdo ditë. Po këto para nuk do t’i gëzojnë. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit. Çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit do t’u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të shkojnë në burg. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund. Bashkë me shqiptarët që sot janë më të bashkuar se kurrë kundër së keqes, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale. Në planin tonë ne do parashikojmë uljen e taksave për t’u dhënë mundësi bizneseve të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetën e tyre e të kenë mundësi të hapin edhe vende pune. Paratë që sot shkojnë për aferat korrūptive të koncesioneve dhe PPP, do të shkojnë për të subvencionuar fermerët në bazë të prodhimit të tyre, për të ndërtuar infrastrukturën bujqësore dhe rrugore të fshatrave. Vendi ynë ka resurse të mëdha, njerëz punëtorë e të talentuar. Detyra jonë është t’u japim mundësi të punojnë dhe jetojnë mirë në vendin e tyre.