Prof.Dr. Elmaz Sherifi: “Qëllimi justifikon mjetin” !

373
Status i shkruar 2 vjet me 21 shtator 2018 !
Ndoqa dje Ramen te “Opinion”. Asnjehere nuk ka qene aq konfuz dhe “memec”, kur u pyet, se cili ishte qendrimi i tij per “iniciativen” Thaci. Shpesh persriste tezen se: “ky eshte nje rast historik, qe mund te perseritet pas 30 vjetesh” dhe “duhet njohur qellimi” !
Kur gazetaret i kerkonin te shprehej, se cili eshte qellimi ? Ai e fshihte mendimin, duke mbledhur supet e duke mermeritur: “nuk e di” !
Kur gazetaret, nga cdo cep artikulonin, mos e ke fjalen per ndryshimin e kufijeve ? Rama pergjigjej shkurt: ” ai eshte mjeti, jo qellimi” !
Perfundimisht,as gazetaret, as publiku nuk e degjuan nga goja e tij, se cili ishte qellimi i levizjes Thaci dhe as mjetin per arritjen e qellimit.
Me ate rast kritikoi edhe ish ministrin Karl Billd qe nuk ishte treguar etik, duke publikuar biseden, ku Rama ishte per ndryshimin e kufijeve dhe perforcoi tezen e mepareshme per Vucic, se, se bashku me te, ka permiresuar klimen, mes shqiptareve dhe serbeve dhe se Vucic mbron interesat e Serbise.
Perseritja e refrenit, se duhet ditur qellimi, pa e deklaruar, se cili eshte ai, mu kujtuan filozofet e vjeter, si Makiaveli dhe me vone Breshtain me tezen e tyre, se “qellimi justifikon mjetin” !
Pyetja behet, kur nuk dime qellimin e Thacit, se i Vucic dihet. Ai do trojet shqiptare ne veri, athere, si do justifikohet mjeti i dhurimit te kufijeve ?
Kur nuk dihet cili eshte projekti konkret i Thacit, se i Vucic dihet, pasi e ka deklaruar se “serbet dhe Serbia do te fitojne nga marreveshja, me shume nga sa kane”, si justifikohet mjeti i dhurimit te kufijeve ?
Kur Gjermania, vendi lider i Europes, eshte kunder ndryshimit te kufijeve, si do arrihet qellimi i pa deklaruar i inicuesit Thaci ?
Jo cdo here qellimi e justifikon mjetin.
Ne shtetin e se drejtes, dhe bashkesine nderkombetare, ka norma juridike kushtetuese dhe norma te Drejtes Nderkombetare per zgjidhjen e konflikteve midis shteteve.
Ndryshimi kufijeve ndalohet nga Kyshtetuta e Kosoves. Le te ndryshojne kushtetuten e pastaj te bejne pazare. Serbia fillimisht duhet ta njoh shtetin e Kosoves dhe BE ti jap asaj te drejtat qe u takojne qytetareve europiane kosovare.
Fillimisht le te jaoin lirine e levizjes se lire ne Europe dhe njohjen e saj nga 5 shtete te BE. Ndryshe, vete BE, nuk eshte ajo qe pretendon, dhe kerkon te realizoj plotesimin e te drejtave, sipas standardeve qe vete i ka formulura, ne Karten Europiane te Rishikuar te te Drejtave te Njeriut me 1996.
Asnje vend nuk mund ta perdor Kosoven si mjet per ta integruar Serbine ne BE. ..
Sigal