Përparim Spahiu: Znj. Ministre ja kush janë shkaqet e mos rritjes ekonomike…

513
Deputeti i LSI Perparim Spahiu, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nLawmaker Perparim Spahiu, speaks during a parliamentary session.
Sigal

E pabesueshme të dëgjosh nga Ministrja e Financave që nuk patëm rritje ekonomike pasi mbyllëm lojrat e fatit. Zonja Ministre, nëse dikush nuk humbet lekët në lojra fati, nuk do të thotë që asaj familje i është ulur buxheti për konsum dhe nuk do të thotë që ekonomia përfiton më pak. Prsh Dikush humbet 100 mijë euro në lojra fati. Fiton kompania, ministria juaj e financave, i punësuari, qiradhënësi. Nëse ai nuk i humbet, mund të blejë nje shtëpi ku një pjesë e merr kredi. Fiton ndërtuesi, prodhuesi i tullave, betonit, hekurit, të punësuarit në ndërtim, prodhuesi i dritareve, dyerve, hidrosanitare, pllaka a parket si dhe ministria juaj e financave. Fiton dhe banka që ka dhënë kredinë. Duket se varianti i dyte ndikon më shumë në rritjen ekonomike por dhe kjo nuk është e vërtetë pasi dhe ata që përfitojnë në variantin e parë mund të blejnë një shtëpi. Në të gjithë këtë histori humbësi i vetëm është ai që ka vesin të luaj bixhoz (gjithmonë financiarisht) Shkaqet e mos rritjes ekonomike janë të tjera znj Ministre e unë po të rrëndis disa, si: Vendi më i korruptuar në botë Vendi me indeksin më të keq të të bërit biznes. Vendi me investimet më të ulëta direkte në ekonomi. Vendi ku një kryetar bashkie harxhon 200 mijë euro për kamera e drone propagande. Vendi i vetëm në botë ku KM-ja ka televizion privat. Vendi ku investitorë te huaj rrihen për vdekje. Vendi ku ekonominë e tij e kanë mbërthyer pesë-gjashtë emra. Shpresoj që kjo histori të mos vazhdojë shumë gjatë pasi nuk do të çuditem aspak që atë numurin 2.7 ta çoni “me sukses” në ZERO.