Çadrat me vete, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

515
Sigal

Java ka nisur me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së hënë do të vijojë në kushte të paqëndrueshme ku territori shqiptar do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa reshjet e dëborës mbetën në zonat malore, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.