I nxehti afrikan në Shqipëri, kjo është veç vala e parë

304
Sigal

Masat e nxehta ajrore të Afrikës kanë depërtuar drejt Europës Jugore dhe Lindore, përfshirë edhe gadishullin e Ballkanit duke sjellë në këto rajone, temperatura shumë të larta dhe pluhurin e shkretëtirave afrikane.

Vala e të nxehtit afrikan nuk është një fenomen i jashtëzakonshëm për Europën Jugore, gjatë korrikut dhe gushtit këto masa ngjiten drejt veriut duke sjellë ditë përvëluese dhe net tropikale në vendet e Mesdheut.

Temperaturat kulmojnë nga e mërkura në të premte, por fundjava sjell një freskim me të paktën 3°C të motit në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.