Kushi me Rektorin e Universitetit të Ukrainës: Mbështetje për programe të përbashkëta

201
Sigal

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi priti në një takim Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar për potencialin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.

”Sot pata kënaqësinë të mirëpres Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, ku shpreha mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për projektet konkrete dhe sidomos programet e përbashkëta të studimit me institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Kushi në facebook.

Ministrja ndër të tjera cilëson faktin se gjatë takimit ka prezantuar edhe objektivat e ministrisë për të ofruar më shumë stimuj për diplomat e dyfishta, trajnimet dhe certifikimet pasuniversitare, si dhe fusha të tjera që kanë potencial shumë të mirë bashkëpunimi mes palëve.