Edmond Panariti: Është e pashembullt dhe kriminale të mos paguash Naftëtarët!

288
Kujt i shërbejnë të ardhurat e naftës kur ato veçse varfërojnë punonjësit dhe mjerojnë komunitetet e zonave të shfrytëzimit?
Të punosh në uzinën e përpunimit të thellë të naftës (Rafineri) është një profesion i vështirë dhe me rrezik.
Rreziku qëndron te shpërthimet e mundshme dhe ekspozimi ndaj gazrave dhe kimikateve helmuese gjatë proceseve të trajtimit të naftës bruto.
Për këtë arsye, puna në këto rafineri është kudo e mirë paguar, pa llogaritur këtu edhe lehtësira të tjera në trajtë bonusi.
Sipas zyrave të statistikave të punës, paga mesatare vjetore e një naftëtari është rreth 74000 dollarë ose 36 dollarë në orë.
Natyrisht përjashtim këtu bëjnë naftëtarët tanë të cilët kanë 6 muaj vetëm me 300 dollarë të asistencës së “luftës”
Për këtë arsye mos pagesa dhe trajtimi çnjerëzor i naftëtarëve është vepër penale.
Sigal