Evdal Nuri: Çmimet e larta dhe pensionet e ulëta po sjellin varfëri

69
Evdal Nuri
Sigal

1-Çmimet.
Çdo mëngjez dëgjoj në televizionet leximin e shtypit  dhe më vonë telefonatat për shqetësimet që kanë njerëzit. Këto janë burim frymëzimi për të shkruar ndonjë artikull. Gëzohem kur ndonjë shkrim i imi është në faqen e parë e lexohet. Arsyeja për të bindur gjithë dashamirësit që janë të shumë, se mbahem mirë, fizikisht e mëndërisht. Kaq mjafton në moshë të tretë kur pleqëria të “troket” çdo ditë e më shumë. Në telefonatat e lexuesve  s’ka ditë që t’mos qajnë hallet fukarenjtë e të tjerët për pronat, kadastrat, drejtësinë, shëndetësinë e tjerë. Fjala vjen për pensionet e ulta, çmimet e larta. Unë s’merrem me psonisje, por  gruaja ankohet  për  rritjen e çmimeve . Për t’u bindur pyeta, në disa  pika  që tregëtojnë fruta perime. Çuditërisht edhe shitësit ankoheshin duke jusifikuar çmimet e larta me disa arsye. Limoni, portokallja, molla akoma vijnë nga jashtë. Domaten e gjen me 160 lekë, qepën javë më parë në 200 lekë e kështu me rradhë. Mishi 1500, lekë, djathi 1400 kosi, qumështi me 180,200 lekë e kështu të tjerat. Kur i pyet të paraqesin disa arsye. Fshati boshatisur, tokat të papunuara e nuk mbillen, por dhe nuk mblidhen edhe kur ka prodhim. Një i moshuar i ishte lutur djemve në Greqi, të vinin  se po kalbeshin qershitë në pemë, tjetri për ullinj. Kështu ndodh dhe për mollët, domatet, qepër e perime dhe frutat e tjera. Kur kemi prodhime na prishen se s’ka kush i mbedh ose s’ka kushte për t’i magazinuar. Shpesh çmimet janë më të lira se kostoja e prodhimi , dhe  prishen dhe hidhen. Çmimet e zarzavateve dhe patateve u rritën me 13.6 për qind.  Çmimet e ushqimeve të përpunuara të tilla si, vaji, makaronat, orizi, sheqeri  gjithashtu ishin 10% më të larta se në marsin e vitit 2023. Furnizimet nga tregu i brendshëm kanë rënë teksa importet për këtë produkt janë në rritje.  Rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë  rëndon shumë negativisht koston e jetesës, pasi shqiptarët çojnë më shumë se 40 për qind të shpenzimeve mujore për blerjen e tyre.
2 -Popullsia në rënie!
Popullsia 15-29 vjeç në janar 2023 pësoi rënie 4.6 %, kurse papunësia arriti 22.5%.  Në Europë, përqindja e të rinjve të papunë ulet në 6.3% në 2022. Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare kanë shpenzime rekord në 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane. Rekordi mbahet për frutat e perimet, me 11.9% të PBB-së, nga 1.5% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Me të ardhurat që janë më të ulëtat në Europë, familjet shqiptare çojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre për t’u ushqyer, në një tregues të varfërisë ekstreme. Ikjen e brezit të ri, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë, sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa shumë prej tyre po preferojnë të largohen, ose “refuzojnë” të punojnë në punë që paguhen pak. Emigracioni i lartë i moshave të reja në fakt duhet të ndihmonte në integrimin me të mirë në tregun e punës për të rinjtë e mbetur në Shqipëri. Por teksa popullsia e të rinjve po bie me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve,  nga ana tjetër kërkesa nga bizneset për punë po rritet rrjedhimisht punësimi tek të rinjtë duhet të rritej, por nuk po ndodh kështu! Të rinjtë e sotshëm nuk preferojnë të punojnë në këto sektorë me një lodhje të madhe fizike kundrejt një pagese të ulet në kufijtë e minimales Kjo është arsyeja kryesore e largimit.
3- Pensionet e ulta shtojnë varfërinë.
Dihen që janë nga më të ultat në Europë. U trishtuam se dhe në fushatë nuk u premtua rritje, por ndonjë bonus nga vjeshta. Që janë pensione të ulta, këtë e dëgjojmë kudo, në emisionet televizive, biseda, takime. Ata s’janë pak, por rreth  700.000 që krijojnë, por rrëzojnë qeveri. Për traditë, apo nostalgji 85% e të moshuarve votat ja kanë dhënë të majtës. Ajo i ka gënjyer me një rritje 3-4% , apo me ndonjë bonus 5000 lekë. Varfëria ka  lidhje jo vetëm me çmimet, por dhe me pagën nominale dhe atë reale. E para  është  pagën që marrim me lekë në dorë. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale pra pensionet pothuajse rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit. Paga reale. Paga real përsaktohet nga saia e të mirave materjale  që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti gëzohe që ke më tepër lekë. Kjo ka bërë që shumë investitor të huaj të largohen? Conad ndër vite u tkur. Në vitin 2023, 25 supërmarkete më pak, arsyeja rënia e fuqisë blerëse. Fason me rënien e euros janë në prag të faleminentimit. Prodhimet që shesin jashtë bëhen me euro. Vite më parë 100  euro ishte baras me 14000 lekë, sot pak më tepër se 10000. Punëtorët paguhen me lekë. Në këto kushte duhen më tepër euro për të paguar punëtorët 1. Pensionet e ulëta, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë dhe sidomos disa vende të punës në sektorin e bujqësisë po plotësohen nga popullsia në moshë pensioni. Nga halli punojnë të moshuarit, por takati i ka nënë dhe rendimenti është i ulët. Popullsia mbi 64 vjeç  po rritet me shpejtësi, por nga ana tjetër edhe numri i tyre, që vijojnë punën ka ardhur në rritje, teksa popullsia në grup-moshat e reja po shënon rënie të shpejtë, kurse në moshën më të vjetër ka rritje. Të dhëna më të detajuara tregojnë se burrat në moshë pensioni janë të angazhuar në punë më shumë se gratë, pavarësisht se këto të fundit jetojnë rreth 5 vite me gjatë se burrat. Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7%, duke u rritur me 3,7 pikë përqindje më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2%. Këto fenomene s’i gjen në vendet e tjera. Kjo  është gjendje e dëshpërur ,……..?