Si ta mbani shtëpinë të freskët, pa kondicioner

48
Sigal

Pavarësisht nëse jeni pa energji elektrike, ndodheni në një dhomë pa kondicioner ose jeni duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t’u ndjerë disi më freskët pa ftohje artificiale.

Trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA. Djersitja është sistemi natyror i ftohjes së trupit, por kur kjo nuk mjafton. Prandaj lexoni në vijim disa këshilla të vlefshme:

Hidratohuni: Kur jeni të nxehtë dhe të skuqur, hidratimi është hapi i parë dhe kryesor për t’u freskuar.

Bëni dush me ujë të ftohtë: Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit duke ulur temperaturën. Për një ndjesi më të freskët, provoni sapun ose shampo me mente – mentoli në vajin e mentes aktivizon receptorët që i tregojnë trupit se diçka që po hani ose ndjeni është e ftohtë.

Vendosni kompresa të ftohta në qafë ose kyçet e duarve: Këto pika pulsi janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që ju do të ftoheni më shpejt.

Përdorni freskuese: Vendosni freskuesen të drejtuar nga dritarja e dhomave për të nxjerrë ajrin e nxehtë.

Mbyllni perdet dhe grilat: Nëse keni dritare ku bie dielli, mbyllni perdet ose grilat për të mos lejuar nxehtësinë.

Flini me materiale të përshtatshme: Pambuku është një nga materialet më të mira për t’ju mbajtur freskët.

Mbyllni dyert e dhomave të papërdorura: Nëse askush nuk po përdor një dhomë që nuk ka ajrim ose ajër të freskët, mbyllni derën në atë zonë për të mbajtur ajrin e freskët të kufizuar vetëm në disa zona të shtëpisë.

Shmangni përdorimin e sobës/furrës: E gjithë nxehtësia jo vetëm që do i japë një ndjesi lodhjeje personit që gatuan në familje, por do rrisë dhe temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa shumë mundim.

Rrethohuni nga bimët: Nëse keni një hapësirë të vogël të lirë, tarracë, verandë apo ballkon, sidomos në pjesën e shtëpisë që është më e ekspozuar ndaj diellit, mbusheni me bimë. Ato do të shërbejnë si mburojë ndaj ngrohjes.