Nepal/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën gjashtë persona

41
Sigal

Gjashtë persona, përfshirë pesë shtetas meksikanë, humbën jetën pasi helikopteri ku po udhëtonin u rrëzua, tha një zyrtar qeveritar.

Një helikopter i Manang Air është rrëzuar pranë Likhu, në veri të kryeqytetit Katmandu.

Manang Air është një nga kompanitë e shumta që transporton turistë në majat e larta malore në Nepal, duke përfshirë edhe malin Everest.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pesë trupa dhe janë ende në kërkim të gjashtit, tha Teknath Sitoula, zyrtar i aeroportit në Katmandu.

Pesë shtetas meksikanë dhe një pilot nepalez ishin në helikopterin që u rrëzua.

Aksidentet ajrore janë të zakonshme në Nepal, ku shumë linja ajrore fluturojnë drejt aeroporteve të vegjël në kodra dhe male të largëta, të mbuluara me re dhe të shkëputura nga rrugët.

Në janar të këtij viti, 71 njerëz vdiqën në aksidentin më të rëndë ajror në vend në tridhjetë vjet, kur një aeroplan u rrëzua pranë qytetit turistik të Pokhara.