Nga ora 11-13:00 nuk kalohet në Kapshticë, shkak greva e fermerëve grekë

512
Greva e fermerëve grekë që vijon prej ditësh në shtetin helen do të paralizojë sot për dy orë kalimin në pikën kufitare të Kapshticës.
Për shkak të bllokadave të ngritura me traktorë në fshatrat e parë në tokën tokën greke,
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se “prej orës 11:00 deri në orën 13:00, pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës,do të ndërpresë punën”.
Për këtë arsye, gjatë këtij harku kohor nuk do të mund të kryhet regjistrimi i shtetasve, të cilët duan të kalojnë kufirin.
Fermerët në Greqi protestojnë prej disa ditësh lidhur me reformën e pensioneve.Ende nuk është gjetur një zgjidhje mes tyre dhe autoriteteve.
Sigal