Dritan Kanapari/ A është Banka Kombëtare Tregtare si “Sudja”!

860
Sigal

Për 16 muaj heshtën. Sa mirë e gjetën adresën pasi e bënë fakt “grabitjen” e 300 mijë lekëve të mia

Banka Kombëtare Tregtare me sa duket rezulton të jetë më problematikja në Shqipëri. Këtë gjë e dëshmojnë më së miri seancat e gjyqeve që janë zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, midis këtij institucioni dhe punonjësve të pushuar nga puna, apo me klientët e vet. Por më së miri papërgjegjshmërinë e kësaj banke e dëshmon për gazetën “Telegraf”, Dritan Kanapari, ish-drejtori i Kulturës në Bashkinë e Kavajës. Në letrën drejtuar redaksisë sonë, z.Kanapari na dëshmon për manovrat që përdor banka turke, për të përfituar të ardhura në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe se si shteti ynë hesht pa marrë as një masë, duke lejuar krijimin e monopoleve në ekonominë e vendit. Kanapari rrëfen se si BKT-ja, përdor metoda për të përfituar, nëpërmjet rritjes së interesit apo taksimit për veprime të ndryshme, pa i lajmëruar klientët në kohë që rezultojnë debitor në këtë bankë. Për të theksuar mungesën e seriozitetit, ai përdor dhe një metaforë, duke e krahasuar me Suden.  Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të Dritan Kanaparit.

“Në tërheqjet e mia rutinë të rrogës, kur punoja si drejtor i Kulturës në Bashkinë e Kavajës, (qershor 2011-maj 2012),  kisha tërhequr 200 mijë lekë të vjetra më shumë në over-draft, pa e ditur, një gabim njerëzor (edhe nga mungesa ime e njohjes së teknikaliteteve dhe legjislacionit bankar). Unë rezultoja me 200 mijë lekë, debitor në Bankën Kombëtare Tregtare, pas mbylljes së të gjitha bilanceve të llogarive të mia dhe rrogave, që u ndërprenë, pasi u dorëhoqa nga puna. Nga 29 gushti 2012, deri më datë 13 Janar 2014, që më erdhi me zarf njoftimi nga Përmbarimi gjyqësor, pra, për 16 muaj, nuk kam pasur asnjë njoftim paraprak, të asnjë lloj mënyre, ndonëse unë jam një qytetare prej shumë vjetësh në Kavajë dhe nuk besoj se, ka njeri që nuk më njeh për disa specifika. Nuk e kuptoj se si, një institucion bankar kaq i rëndësishëm si BKT, nuk ka as një lloj ndjenje përgjegjësi njoftimi? Kur unë vetë kisha një besim të madh, madje dhe shumë miq të mijë emigrantë i kam këshilluar t’i depozitonin paratë në BKT, shuma që po t’i mbledhësh, bëjnë gati 300 mijë dollarë depozita. Por le të kthehem te problemi. Mbas 17 muajsh heshtje të qëllimtë, nga 200 mijë, më kërkon 500 mijë. Që i bie 150% interesa. Dhe këtë e justifikojnë, me paturpësinë më të madhe se, e përmban kontrata kur bën në fillim me klientin. A mund të ketë më shumë se 1% të popullatës që t’i dijë këto pehlivanllëqe ligjore të këtyre fajdexhinjve?! Sa mirë e gjetën adresën time pasi e bënë fakt “grabitjen” e 300 mijë lekeve të mia, (në bashkëpunim) me Përmbarimorët, që vetëm pse sollën letrën me postë më morën 66.000 mijë lekë si shërbim? Dhe nuk ka mbaruar me 500 mijë në total. Pretendojnë akoma për 1 muaj që ju është dashur të postojnë letrën. As fajdexhinjtë më të ndyrë të botës, nuk i grabisin klientit 500 për 200 në 16 muaj..dhe këtë e mbështesin me ligj! Paturpësia nuk mbaron këtu, një mikut tim, i thanë se, nëse nuk e paguan këstin e kredisë (si i pastrehë) në kohë, do të ja ndryshonin normën e interesit nga 3%, ( ndoshta do ja bënin si ato të “Sudes” mendoj)… Kështu ua bëka sistemi… Ashtu si dikur me CEZ-in e çekëve, që edhe kur grabitnin qytetarët me fatura, nuk e korrigjonin dot prej “sistemit”. (Kompaninë CEZ, e kam denoncuar në media, në vitin 2010, në kohën kur qeveria Berisha krenohej me këtë privatizim, por shteti nuk merr masa). Kjo bankë, (BKT), duhet të dijë se, unë jam gati të bëj një fushatë, ku miqtë e mi dhe të gjithë shqiptarët, të jenë të kujdesshëm dhe duhet t’i drejtohen bankave të tjera, sepse ata i kanë mbrojtur dhe ndihmuar shqiptarët. Nuk do të resht me aq sa mundësi kam që të informoj mbi të tjera “shkelje” të këtyre fajdexhinjve të fëlliqur e të përkëdhelur nga shteti. Mos u gënjeni më nga mirësjellja dhe ambientet që ju paraqiten. Në të gjithë botën e zhvilluar (nga vijnë edhe këto banka), institucionet bankare përpiqen t’ia lehtësojnë barrën e kredisë qytetareve të tyre, kur janë në vështirësi, duke i ulur normën e interesit, apo duke ua ndërprerë interesat përkohësisht… Ndërsa këtu, të kërkojnë interes mbi interesa…madje, kur të shohin nevojtarë, të fundosin fare… Me këto nuk kam për qëllim t’i  paraqes si institucione bamirëse, por të paktën, nuk të lënë të vrasësh veten si bëjnë këto tonat… Edhe politikat financiare shtetërore, duhet të jenë më rigoroze ndaj këtyre lloj bankash, për të mbrojtur interesat e qytetareve në ditët në vazhdim…Nga dyshja “Financieri Bode dhe Berisha, fajde e Sude, mund të presësh… Ndjehem një njeri me fat që kurrë ndonjëherë nuk kam marrë kredi në ndonjë bankë…”