Vendimet e qeverisë / Përcaktohen kriteret për strehimin e azilantëve të huaj dhe transferimin e policëve në institucione të administratës

189
Sigal

 

Këshilli i ministrave ka përcaktuar në mbledhjen e sotme kushtet për azilantët e huaj në vendin tonë. Sipas vendimit të miratuar, azilantët do të strehohen në Qendrën e Pritjes për Azil ku do të përfitojnë shërbim të kujdes social.Ata duhet të respektojnë rregullat e jetesës në ambientete e institucionit ku do të strehohen sipas një rregulloreje të brendshme.Me udhëzimin e ministrit përgjegjës do të përcaktohen kuotat për shpenzimet ditore të kërkuesit të mbrojtjes ndërkombëtare.