Pas tërmetit 26 nëntorit, të gjithë duan të lajnë duart si Pons Pilati

502
Sigal

Nga Ilir Demalia

Po kush e krijoi katraurën e ndërtimeve vend pa vend?! Kush janë ndërtuesit që bënë media për ndërtime dhe ndërtime për media si media pushteti?! Kush janë ata që gllabëruan dhe shkatërruan vijën bregdetare?!! Kush janë atë që shkatërruan lumenjtë për tece?! Kush i dha lejet e ndërtimeve dhe shtesat mbi shtesa shto ujë e shto miell?! Kush janë ata që dhanë prona mbi prona në shkatërrimin e pronës?! Kush janë ata që dogjën kadastrat?! Kush janë ata që ligjëruan pronat e vjedhura me vendime gjykate?! Kush janë ata që shkatërruan jetën dhe të ardhmen e Shqipërisë ku të gjithë duan të ikin nga sytë këmbët?!
Të gjithë kanë kontributin e vet në këtë varrezë, dhe sot, bëjnë si të dashur?!! Si të dhimbshëm e si humanë?!! Si e si e si për të dalë në skenën e shëmtuar të mospërgjegjësisë si hipokritë dhe abuzues të radhës. Talente të reja me maska të vjetra dhe profesionistët e babzisë dhe krimit 30 vjeçar me maskën e mëshirimit edhe në këtë mort, vetmort.
Ajnshtajni ka shkruar, -nuk e di a ka fund apo jo hapsira, por e di që budallallëku njerēzor nuk ka fund
I doni shkaktarët e kësaj katraure?!
I keni në fotot e mëposhtëme në Opinion çdo ditë ku bëjnë Shënjtin, në një kohë që nuk janë tjetër vetëm JUDA të Shqipërisë.
Janë mbledhur bashkë JUDAT Makabre, vetëm Naltëmadhnia rri vetëm në Surrel. Të tjerët i ke bashkë në Long Hill në Petrelë në Qerret e.t.c. Natën mbidhen aty kokë më kokë nga hurdha e nga qepa, politikanë, analistë, opinionistë, gjyqtarë, diplomatë, dhe të nesërmen në mëngjes dalin të ndarë në maskaradën e radhës si ngadhënjyes. Jo natyra por këta që janë strehuar në këto shtëpi gjaku e krimi e kanë fajin. Ja pra ku i keni vrasësit tuaj të përditshëm O kallaballik!